United Hospital

Mihrije Braha flet për pamjen e saj: Mendojnë se jam e gjitha artificiale

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Këngëtarja e mirënjohur e estradës shqiptare, Mihrije Braha, ishte e ftuar këtë pasdite në programin “Rudina” në TV Klan.

Ajo ka folur për projektin e saj më të fundit muzikor “Kollaj”, por ka zbuluar edhe detaje interesante nga jeta e saj profesionale dhe private.

Pyetjes së publikut se kush është pjesa e trupit që i pëlqen më shumë, 50-vjeçarja u përgjigj se janë dhëmbët, për shkak se i ka patur gjithmonë pikë të dobët dhe shumë të mirë.

Mobi Casa

“Dhëmbët i kam patur gjithmonë të mirë dhe i kam patur gjithmonë pikë të dobët. Plot femra mendojnë që unë si kam as dhëmbët e mi, se domethënë s’kam asgjë unë, jam e gjitha artificiale dhe mendojnë dhe dhëmbët i kam artificiale, por jo i kam të miat. Edhe flokët i kam pikë të dobët, nëse llogariten pjesë e trupit”, ka thënë ajo.

Mihrija madje tregoi një ngjarje të vitit ’89 kur ishte në Amerikë për shkak se nuk pëlqente ushqimet aty, se ishin me shumë yndyrë ra shumë në peshë, por në fytyrë nuk pësoi asnjë ndryshim.

“Në ’89 kam shkuar në Amerikë, i bie diku 19 vjeç dhe kur shkova atje rashë shumë në peshë, sepse më pengonte vaji, aroma e yndyrnave domethënë, edhe unë fillova të haja vetëm bukë dhe djathë dhe u bëra kockë e lëkurë. Kur shkova në një barnatore, ama në fytyrë isha OK sepse mollëzat kanë strukturën vetë. Kur hyra në farmaci, u çudit farmacisti se tha, në Amerikë të vijnë të kërkojnë vitamina nuk ndodh. Ti qenke shumë mirë, i thashë unë prit të heq pallton dhe të më shikosh se jam kockë e lëkurë. Ai më tha s’ka vitamina, por nëse do të kthesh oreksin, merr një gotë qumësht, banane dhe kek tri herë në ditë”, vazhdoi më tej ajo. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.