UBT

Mihrija sjell videokëngën ‘Krejt le t’a dijn’

/ 1 minutë lexim

Ashtu siç kishte raportuar kohë më parë gazeta Tribuna, Mihrije Braha ka lansuar sot videokëngën më të re të saj.

‘Miki’ në bashkëpunim me motrën e saj, Lorin si dhe reperin e mirënjohur, Dj Cimin ka sjell këngën ‘Krejt le t’a dijn’, e cila pritet të jetë një hit vere.

Mobi Casa

Muzikën dhe orkestrimin e këngës i ka bërë Drtion Sopa së bashku me Granit Gashi, ky i fundit ka shkruar edhe tekstin e kësaj kënge ritmike.

Kujtojmë se videoja e këngës është realizuar në ambientet e lokalit ‘Maroon’, ku disa foto nga dita e parë e xhirimit, iu kishim servuar ekskluzivisht kohë më parë.