RCCOLA

Mihrija flet për shmangien e tatimeve

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Javën e kaluar, në mediat kosovare u publikua një listë e gjatë me emrat e artistëve më të spikatur të skenës shqiptare, të cilët akuzoheshin për mospagesë të tatimit dhe në shkrim thuhej që Prokuroria kosovare kishte përgatitur listën që do i ftonte ato në dëgjim, pasi i akuzonte për fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë.

Ndonëse panorama plus kontaktoi me shumë emra të njohur të skenës shqiptare pjesë e kësaj liste, ata nuk ishin të gatshëm të flisnin mbi këtë temë.

KKGJILAN

E vetmja që ngriti zërin, ishte këngëtarja e njohur Mihrije Braha, e cila përgënjeshtronte lajmin, duke thënë se i paguan rregullisht tatimet dhe se shteti u kishte borxh artistëve për shumë arsye.

“Absolutisht paguaj tatim prej shumë vitesh. Me Prokurorinë nuk kam asnjë lidhje e as edhe një informatë dhe, çka është më kryesorja, unë shtetit tim që aq shumë e kemi dëshiruar, nuk i kam aspak borxh, por ju siguroj se shteti ynë artistëve u ka shumë borxh për mjaft arsye. Vetëm një shembull, në asnjë instancë artistët nuk kanë dëshmi që e prezantojmë kulturën e kombit tonë e sa e sa gjëra të tjera që dikush duhet me hy e me i eksploruar”, shprehet këngëtarja e njohur, e cila në listën e publikuar në media ishte bashkë me Sabri Fejzullahun, Ilir Shaqirin, Dj Blunt, Getoar Selimin e shumë këngëtarë të tjerë.