Mobi Casa

Mihrija e ndërron Naimin!

/ 1 minutë lexim

Duket se vjetët për të nuk po ecin, pasi që dita-ditë, këngëtarja Mihrije Braha befason publikun me dukjen e saj e cila nuk i lë asgjë mangët vajzave të moshës njëzetvjeçare.

E, trupin e saj të bukur dhe format e përkryera nuk i fsheh as vetë këngëtarja e cila çdo vit publikut të saj i sjell foto të ndryshme nga pushimet.

Mobi Casa

Meqë jemi mësuar që fotografitë e detit, këngëtares t’ia bëjë bashkëshorti i saj, njëkohësisht moderatori e këngëtari i njohur Naim Abazi, këtë vit, Mihrija ka preferuar ta ndërrojë Naimin, pasi që fotot e reja të këngëtares janë bërë nga Blerdi Malushi.

E këtë e ka bërë të ditur vetë Miki, në faqen e saj zyrtare në rrjetin social Facebook, ku edhe mund t’i shihni fotot.