Mobi Casa

Migrimi zvogëlon numrin e nxënësve

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Në vitin shkollor 2014/2015 në shkollat fillore të komunës së Prizrenit, janë gjithsej 26.926 nxënës, ose 234 nxënës më pak se në vitin e kaluar shkollor.

Numri i nxënësve në komunën e Prizrenit, në vijimësi po shënon rënie, raportojnë zyrtarët komunalë. Krahasuar me vitin paraprak, sivjet në shkollat fillore të kësaj komune numri i filloristëve ka rënë për 234 sish, ndërsa përveç uljes së natalitetit, indikator kryesor mbetet migrimi dhe ndërprerja e mësimit.

Në vitin shkollor 2014/2015 në shkollat fillore të komunës së Prizrenit, në të tri gjuhët mësimore, shqip, serbisht dhe turqisht, janë gjithsej 26.926 nxënës, ose 234 nxënës më pak se në vitin e kaluar shkollor.

Drejtori komunal për Arsim, Nexhat Çoçaj, tha se numri i nxënësve është zvogëluar pasi në disa raste familjarët e nxënësve kanë migruar, ndërsa një shkak tjetër është edhe braktisja e procesit edukativ, citon “Zëri”.

Çoçaj ka thënë se pothuajse në çdo vendbanim, 74 sa ka tërë komuna, sivjet ka më pak nxënës, së paku për nga 2 sish.

FIDANISHTJA

“Së fundi, pothuajse kemi nga 300 nxënës më pak. Kjo ndër të tjera paraqet problem edhe sa i përket ruajtjes së normave për mësimdhënësit të cilët janë në proces. Ka raste kur nga dy-tre nxënës mungojnë në një klasë pasi ka emigrime, sikur në fshatin Planejë të Hasit e gjetiu. Në disa raste rrezikohet edhe mbyllja e paraleles”, ka thënë ai.

Sipas zyrtarëve arsimorë, kjo paraqet vështirësi edhe sa i përket mënyrës së ndarjes së buxhetit nga Ministria e Financave cila po e zvogëlon buxhetin.

Në anën tjetër, shënimet në zyrën e gjendjes civile, që vepron në kuadër të administratës komunale në Prizren flasin për 3.367 foshnja të lindura në vitin e kaluar.

Ruzhdi Hoxha, koordinator, ka thënë se krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, kur janë regjistruar 4.568 foshnja, gjatë vitit 2013 kanë lindur 1.201 fëmijë më pak.

albinfo.ch

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.