Fundamenti

Migrim ilegal apo shtigje të lotëve

/ 11 minuta lexim
Uji Dea

Nga Gani Sadiku – Pjesa dërmuese e qytetarëve madhor në Kosovë e nisë ditën e vet në shoqërinë e një kafeje duke shfletuar faqet e gazetave të ditës ose duke shikuar rrjetet e ndryshme sociale, për të kuptuar numrin e saktë të kosovarëve të cilët kanë marr rrugën ilegale të migrimit.

Çka nuk shkon mbarë në këtë vend? Nga i cili çdo ditë migron një numër jo i vogël i qytetarëve të sajë edhe atë një gjeneratë relativisht e re, e aftë për punë, e të cilët janë të zhgënjyer për ardhmërinë e tyre, nga se klasa politike kishte okupuar shtetin e bashkë me te edhe ardhmërinë e tyre, duke mos e lënë asnjë rrugë të hapur për këta të rinj.

Mirëpo migrimet gjatë historisë sidomos ato për shkak të dhunës dhe gjenocidit, nuk kanë qenë gjithmonë të dëmshme, për arsye se tek shumica e këtyre emigrantëve ka mbizotëruar ndjenja nacionaliste e patriotike për ti ndihmuar njerëzit dhe atdheun.

Duhet theksuar se në të shumtën e herëve të shtyrë nga kjo ndjesi shpirtërore emigrantët u kompaktësuan e ruajtën gjuhën dhe veçoritë etnike të prejardhjes së tyre. Mirëpo nuk është njësoj me migrimin që si arsye ka gjendjen ekonomike, ku këta të fundit shpesh herë kanë përfunduar edhe nëpër burgje të ndryshme pa asnjë dobi për shoqërinë dhe shtetin prej nga vinë, bile bile shumë herë kanë krijuar edhe imazh të keq për vendin.

Nëse analizojmë shkaqet e këtij migrimi kaq masiv 15 vite pas lufte në Kosovë, që si shkak merret gjendja e keqe ekonomike,nuk kemi si mos ta akuzojmë Qeverinë mbi të cilën bie barra kryesore e dështimit të ekonomisë së këtij vendi i cili vuan akoma jo vetëm nga plagët e luftës por edhe nga plagët e tranzicionit që siç duket me këtë elitë politike vetëm sa thellohen dhe kthehen në plagë të pashërueshme të kësaj shoqërie.

Kur mendojmë kohën e viteve 1999 nuk mund t`i harrojmë ato sekuenca që na mbeten në mendje sot e asaj dite, të shfaqura nga kanalet e huaja televizive meqë rast opinioni i gjerë evropian ngeli pa tekst kur një numër aq i madh i qytetarëve ktheheshin në Kosovë ende pa u hequr nga rruga barrierat e luftës (bombat e kurdisura), tanket serbe që vende vende akoma s’ishin tërhequr, dhe s’mund t’i ndalte asnjë pengesë për ta shkelur sa më parë Kosovën e lirë dhe vatrat e tyre të dashura.

Në kohën e kthimit masiv të qytetarëve të larguar me dhunë nga Kosova kishte lot vuajtje, mjerimi dhe dhimbje, por e kishim shpresën se bota dot na ndihmonte që sërish të kthyer në trojet tona të fillojmë një jetë nga e para. Në atë kohë ishim të çliruar jo vetëm nga robëria por edhe nga fanatizmi, e të veshur me një idealizëm për ta ndërtuar vendin, për ta bërë çdo ditë e më të mirë, çdo herë e më të dashur për qytetarin e rëndomtë.,! Ky idealizëm vazhdoi me këtë entuziazëm të madh deri sa qytetari i rëndomtë u zhgënjye me vendin e tij për të cilin kishte punuar dhe punonte me mish e shpirt që të shtonte një gur në themelin e shkatërruar të Kosovës, ndërsa nga ana tjetër sigurime sekrete kriminale të formuara nga qarqe të caktuara, e të ndihmuara nga Beogradi përgatisnin plane e programe që ta gllabërojnë pasurinë e tyre.

Kur filloi të vritej shpresa e qytetarëve të rëndomtë ishte koha e përgatitjes që të diturit ti thuhet i paditur, intelektualit ti thuhet analfabet, luftëtarit t`i thuhet kolaboracionist, patriotit ti thuhet tradhtar dhe filluan që opinionit i cili mjerisht ishte në stadin më të ulët të vetëdijes për krijimin e shtetit, ti thuhej se pas çlirimit të vendit nga okupatori, puna nuk është virtyti kryesor i pasurisë së një individi.

Ishte koha kur në furrat e profiterëve të pasluftës përgatitej brumi për një presion masiv të atyre që dje me gjak e sot me djersë mundoheshin të krijonin vlera për vendin dhe të korrnin suksese në profesionet e në bizneset e veta.

Prej fillimit të vrasjes së shpresës, e deri në shpalljen e pavarësisë së vendit, shumë politikan rrinin në pushtet duke u thirrur në sloganin e formimit të shtetit, ndërsa qytetarin e mbante edhe fija e fundit e shpresës se shteti ka për të hapur mundësi të reja për të gjithë, dhe të “fortit” që dolën pas lufte do t’i bëjë të flasin vet me veti për mëkatet që i kanë bërë vendit.

Shpallja e pavarësisë jo që nuk ndryshoi asgjë për qytetarin e zakonshëm, por përkundrazi solli në pushtet krahun e “fortë të atdhetarëve” të cilët duke u forcuar edhe më tej, filluan të ndahen në klasa dhe në grupe që ta rrjepin shtetin, ta varfërojnë atë për tu pasuruar vet.

Ky forcim i klaneve ( në vend se të forcohej shteti) si rrjedhoje pati rënien ekonomike, dobësimin e sistemit arsimor, pamundësia e forcimit të sistemit gjyqësor, rënien e bizneseve private, mbingarkesën e administratës shtetërore me “punëtor” dhe militant partiak, zvogëlimin e numrit të investitorëve të jashtëm dhe të brendshëm, dhe së fundi krejt këto anomali hapën rrugën e migrimeve ilegale që për shqiptarët është një leksikon i njohur gjatë historisë.

Pas krejt kësaj storje dhe kësaj historie që në esencë është trishtuese, filloi që edhe shtresa e intelektuale e shoqërisë të mundohet që ta kap pjesën e vet sikur ky vend shkoi se shkoi bile të marr edhe unë çka të mundem.. Kjo më përkujton një tregim kur hajnat kishin shkuar të vjedhin në një shtëpi, dhe në të njëjtën kohë bashkë me hajnat merrte edhe pronari i shtëpisë gjëra me vlerë i fuste në një thes., Një hajdut kur e pa të zotin e shtëpisë duke vjedhur u ndal dhe e pyeti. Ne kemi ardhur për ta plaçkitur shtëpinë tënde, por nuk mund ta kuptoj përse edhe ti vjedh bashkë me ne.? Vetëm gjërat që i marr unë tani, shpëtojnë nga hajnia juaj u përgjigj pronari i shtëpisë duke nxituar që sa më shumë gjera të vlefshme të fuste në thesin e tij..!

Dalja në pah e kërkesave të mësimdhënësve për rritje pagash dhe lloj lloj benefite, nuk është se vjen në kohën e duhur, por edhe nuk është se sistemi arsimor ka arritur një stad për krijimin e kuadrove profesionale dhe cilësore pothuajse në asnjë drejtim.! Rritja e rrogave pa shtimin e GDP-së së një vendi është edhe një goditje e rëndë që i bëhet ekonomisë së tij.

Ajo më tepër e dëmton ekonominë dhe buxhetin e shtetit, se sa që e rrit mirëqenien e individit i cili përfiton nga kjo rritje e pagës.

Rritja e pagave, kontrata kolektive, sigurimet shëndetësie etj, në një vend normal do të kërkoheshin kur, pjesa më e madhe e qytetarëve do të ishin të punësuar, dhe do të kishin një mirëqenie të përgjithshme sociale.

UBT

Ndërsa jo në Kosovë kur kemi njerëz që vuajnë nga uria. Afër 20% e popullsisë jeton në varfëri të skajshme, me mbi 50% papunësi dhe me një eksod masiv të qytetarëve që janë zhgënjyer nga mungesa e perspektivës..!

Të gjitha këto anomali, por edhe shumë të tjera që në një mënyrë apo tjetër, direkt apo indirekt, ngarkojnë buxhetin e shtetit, ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarit të rëndomtë, e më tepër godet shtresën e varfër. Secila anomali me peshën e vet,(sado e vogël që duket) e bënë ngarkesën e pa përballueshme dhe rrëzon shtetin sikur që e rrëzoi gomarin lëkura e lepurit në përrallat e Ezopit.

Shumë politikan edhe sot janë duke e quajtur normale këtë eksod, posaçërisht ata që mundohen ta arsyetojnë dështimin e politikës së kaluar qeverisëse. Mirëpo unë nuk do ta quaja normale këtë migrim kaq të lartë, sepse pjesa dërmuese e tyre janë të rijnë dhe qytetar të zhgënjyer të kësaj Kosove.

Nëse një i ri ka mbaruar studimet dhe s’ka asnjë shans apo mundësi për punë, ai i zhgënjyer do ti mësyj rrugët e perëndimit, sepse nuk i ka mbetur asnjë alternative tjetër.

Pa u larguar nga skena politike dhe nga ndikimi që kanë në shoqëri, shtresa e revolucionarëve dhe patriotëve folklorik, të cilët s’kanë bërë asgjë për vendin, por vetëm kanë përfituar duke u thirrur në vlera që s’i ka imagjinuar dot njeri, kurrë nuk do të ketë lëvizje pozitive për Kosovën.,.

E pra, për pasojë në rrjedhën e këtij tranzicioni dhe të kësaj historie të shtetformimit të Kosovës, arritën të futen shumë të pamerituar, të paduhur, zullumqar e hajdut të cilët e morën drejtimin e shoqërisë dhe të shtetit.

E morën dhe e drejtuan vendin e shoqërinë ata që e penguan emancipimin civil, ata që prangosën dhe privuan lirinë e vërtetë të talentit, dhuntisë, meritës dhe intelektualizmit. E për fatin e keq të të gjithëve ata nuk ishin pak.

Është lajmëruar protestë( bojkot) e arsimit e veteranëve, dhe e të tjerëve. Por a kanë të drejtë.? Sigurisht se jo.,. A dëmtohet shoqëria nga këto bojkote dhe protesta,.? Sigurisht se po..! A kanë arsye,.! Aspak..

Nëse protestojnë mësimdhënësit sigurisht kualiteti i mësimit nuk ka ku të bie më tej, sepse edhe ashtu prindërit e nxënësve askund dhe aspak nuk janë të kënaqur me këtë kualitet.,

Nëse protestojnë veteranët, nuk dot ketë asnjë pasojë, sepse ata protestojnë kësaj radhe jo për të mirën e përgjithshme, por kërkojnë ashiqare që mos të zbatohet rendi dhe ligji.,! Kërkojnë benefite për vete dhe largimin e njeriut që kërkon rend dhe ligj në UP.,!
Aparati i madh shtetëror nuk e lejon zhvillimin ekonomik të Kosovës nga se nepotizmi nëpër institucione ka krijuar mbingarkesë jo vetëm për buxhetin e vendit por edhe mungesë të njerëzve profesionist.

Këta individ bëhen edhe pengesë fizike e shoqi shoqit për të punuar në zyret e ndryshme. Kjo ishte periudha e fillimit të degradimit të vendit, e cila ka fuqizuar njerëz që politikën dhe Partinë e shohin më tepër si një subjekt infrastrukturor që të shpie në rrugët e pushtetit, dhe të ngarkon me legjitimitet, i cili shfrytëzohet jo për të punuar, por për të shpërdoruar.

Pra në krejt këtë histori sa të gjatë aq edhe të dhimbshme, si faktori kryesor i këtij eksodi të qytetarëve nga Kosova, është shkatërrimi i ekonomisë dhe faza e rëndë e tranzicionit nëpër të cilën po kalojnë shqiptarët.

Qeveria e re, duhet së pari ta kthej shpresën e humbur te qytetari, duke sfiduar element kriminal brenda qeverisë.

Por si duhet të sfidohet një dinasti e njerëzve të korruptuar, të rryer, të zhytur në krim e në korrupsion dhe të stërvitur për gjëra të këqija.,?

Vetëm duke zhvilluar vendin ekonomikisht dhe duke ndihmuar që sa më parë të përfundoj faza e tranzicionit të vendit. Ka shumë njerëz të ndershëm qe e duan Kosovën e të cilët duan, din dhe munden të punojnë po patën përkrahjen nga strukturat e larta te shtetit./rajonipress/