Uji Dea

Migrantët mbajnë kongresin e parë në Zvicër

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Të shtunën në Bernë do të mblidhen bashkë në Kongresin e parë migrantët, por edhe ata që janë angazhuar në çështjet e migracionit, e sidomos shoqatat e organizatat aktive të migrantëve.

Organizatorët kanë ftuar nga 2 deri në 5 delegatë nga secila organizatë migrantësh.

Në fokus do të jetë plani i aksionit për sensibilizimin dhe mobilizimin e popullatës migrante. Si tema janë propozuar “Të drejta të njëjta për të gjithë migrantet/ët” dhe “Siguria e qëndrimit”.

Migrantët e mbledhur do të bëjnë përzgjedhjen e një komiteti, i cili do të përbëhet me nga një përfaqësues të grupeve të mëdha të migrantëve, të cilët jetojnë në Zvicër.

Mobi Casa

Po ashtu në punimet e këtij Kongresi do të vendoset për planin e aksionit për të luftuar ksenofobinë dhe jetësimin e të drejtave të njëjta dhe sigurinë e qëndrimit për popullatën migrante në Zvicër.

Kongresi është përgatitur nga një Komitet me këtë përbërje të Second@s Plus Schweiz Fabbrica di Zurigo dhe Sindikata Unia.

Për më shumë informacione: Osman Osmani, Sekretar për migracion
Seksioni për politikë kontratash dhe të grupeve të interesit Weltpoststrasse 20, Postfach 272 3000 Bernë 15 Tel. +41 (0)31 350 24 15 Mobil +41 79 934 18 89 Fax +41 (0)31 350 22 25 osman.osmani@unia.ch www.unia.ch

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.