Eko Higjiena

Miftaraj: Të ndalohet komentimi i vendimeve gjyqësore nga partitë politike, LVV është “kampion” në këtë drejtim

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj ka komentuar kontestin e vendimit të Gjykatës Komerciale dhe reagimet e subjekteve politike.

Ai ka thënë se kompania që ka fituar tenderin për të ndërtuar “Rrugën A” nuk ka ndonjë problem në aspektin juridik pavarësisht se më parë ish-drejtuesi i saj ishte dënuar.

“Kompania në fjalë nuk është dënuar si subjekt juridik. Është dënuar vetëm ish- pronari i kompanisë, i cili pas dënimit e ka kaluar kompaninë ne pronësi te vllaut te tij.

Ligji i aplikueshëm në Kosovë parasheh inicimin e procedurës penale ndaj personit fizik dhe personit juridik.

Prokuroret duhet ta kuptojnë se është ne fuqi edhe ligji për përgjegjësinë penale te personave juridik.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngrit aktakuze ndaj pronarit te kompanisë si person fizik dhe nuk ka ushtru aktakuze ndaj kompanisë si person juridik. Gjykata sipas aktakuzës e ka dënuar vetëm pronarin e kompanisë si person fizik duke u kufizuar i njëjti si pronar i kompanisë te marr pjese ne aktivitete te prokurimit për 10 vite.

Sipas ligjit te aplikueshëm sikur te akuzohej dhe dënohej personi juridik, kompania ne fjale do e kishte te kufizuar te drejtën për te marr pjese ne aktivitete te prokurimit dhe ekzekutimin e një kontrate publike për 10 vite.

Uji Dea

Sidoqoftë, sipas ligjit, ne momentin qe pronari i dënuar si person fizik kalon pronësinë tek personi tjetër, ky kufizim me nuk vlen për kompaninë por vetëm për personin fizik.

Respektivisht, me ndërrimin e pronarit, personi juridik me nuk ka barriera për te marr pjese ne aktivitete te prokurimit dhe ne ekzekutim”, ka sqaruar Miftaraj.

Ai thotë se kur prokuroria dështon ne një rast, pasojat vazhdojnë edhe ne procese te mëvonshme. “Dështimin e prokurorisë sigurisht se e paguan publiku, qytetari”, shkruan tutje Miftaraj.

Ai thotë se ekziston mundësia që vendimi të përmirësohet në fazat tjera.

“Vendimi i shkalles se pare shume lehte mund te atakohet ne shkalle te dyte dhe te ri-parohet çfarëdo shkelje e supozuar”.

“Sidoqoftë, partitë politike duhet te ndalojnë praktiken e komentimit te vendimeve gjyqësore dhe atakimit te gjyqtareve dhe prokuroreve individual. Kjo praktike cenon pavarësinë dhe integritetin e sistemit gjyqësor. Kjo praktike ka filluar te behet normë tek partitë politike ne Kosove, ku VV është kampion”, deklaroi Miftaraj./Telegrafi/