Hidromorava

Mielli i Kosovës i plotëson të gjitha standardet

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Lidhur me disa raportime në media të caktuara, Shoqata e Mullisëve të Kosovës ka sqaruar për opinionin publik fatet që kanë të bëjnë me prodhimin e miellit. Reagimi i plotë i Shoqatës së Mullisëve të Kosovës.

Në Kosovë operojnë mbi 60 fabrika të prodhimit të Miellit me numër direkt të të punësuarve që e kalon shifrën 2,000, dhe me punësim indirekt të rreth 30,000 fermerëve të regjistruar në regjistrat e Ministrisë së Bujqësisë.

Cilësia e miellit, apo më mirë të themi, produktet e ndryshme të miellit të prodhuara në Kosovë i plotësojnë të gjitha standarde të nevojshme dhe janë produkte me siguri të lartë ushqimore. Këtu duhet shtuar se nga mbjellja e farës nga fermerët e deri te korrja e tyre, ato monitorohen në mënyrë konstante nga institucionet kompetente vendore.

Gjithashtu fabrikat për përpunimin e grurit në Kosovë posedojnë teknologjinë më të avancuara në rajon dhe kanë kapacitetet më të larta prodhuese të cilët operojnë në bazë të ISO dhe HACCAP standardeve; si dhe me laboratorë të akredituar në bazë të standardeve ndërkombëtare.

Shfrytëzojmë rastin ti falënderojmë publikisht institucionet e Republikës së Shqipërisë, Kryeministrin Edi Rama, Ministrin Edmond Panariti dhe Ambasadorin Qemal Minxhozi për angazhimin e tyre në eliminim e barrierave të panevojshme tregtare të cilat ishin shfaqur kohëve të fundit.

Mobi Casa

Angazhimi i tyre në formimin e grupeve të përbashkëta punuese për harmonizimin e standardeve të prodhimeve bujqësore do të krijoj mundësi te reja për sipërmarrësit dhe fermerët e dy vendeve tona. Hapa të ngjashëm duhet të merren edhe në sektorët e tjerë të ekonomisë deri në arritjen e qëllimit tonë të përbashkët i cili është unifikimi i dy tregjeve tona në një të vetëm.

Në konferencën e fundit për media të mbajtur në zyrat e OEK-ut ku pjesëmarrës kanë qenë të gjitha institucionet relevante të kësaj fushe, duke filluar nga Ministri Blerand Stavileci, Kryeshefi i AVUK-ut Valdet Gjinovci, Kryetarët e Odave Amerikane dhe Kosovare Arian Zeka dhe Safet Gërxhaliu si dhe pjestarët e Shoqatës së Mullisëve të Kosovës, janë sqaruar me fakte dhe argumente çështjet e nivelit të proteinave dhe cilësisë në Bashkimin Europian dhe implementmin e tyre nga fermerët dhe prodhuesit kosovarë.

Shoqata jonë është tejet e shqetësuar me disa shkrime spekulative të mediave të caktuara, të cilat për interesa të ndryshme dhe pa fakte dhe argumente dëshirojnë të shkatërrojnë Bujqësinë dhe Industrinë e Miellit në Kosovë, të cilët me djersën dhe mundin e tyre kontribuojnë në zhvillimin e ekonomisë Kosovare.

I bëjmë thirrje këtyre Mediave të caktuara që nëse kanë fakte të tilla të pretenduara, t`i prezentojnë ato tek institucionet kompetente të Republikës së Kosovës, dhe ti ndalojnë shkrimet e tilla spekulative që inkriminojnë të gjithë Bujqit dhe prodhuesit e Miellit në Kosovë. Shkrime të tilla të pabazuara mund të lënë pasoja psikologjike të pariparueshme tek konsumuesit e miellit kosovar.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.