Mielli i grurit dhe efektet e tij pozitive në lëkurë

Për një fytyrë të pastër dhe të shëndetshme është e rëndësishme që të gjeni maskën e duhur që përshtatet me fytyrën tuaj.

Një studim i fundit tregon se mielli i grurit mund të përdoret në përgatitjen e maskave të ndryshme për fytyrën tuaj.

Gruri është një burim i shkëlqyeshëm i fibrave, por përveç kësaj ai është gjithashtu i pasur me vitamina dhe minerale thelbësore, si zink, selen dhe mangan.

Mielli i grurit mund të përdoret për të luftuar problemet me lëkurën e yndyrshme, toksinat, problemet me aknet dhe njollat ëe errëta.

Ekspertët shprehen se përmirëson strukturën e lëkurës dhe e bën atë më të fortë.

Maska me miell gruri dhe qumësht

Gjëja më e thjeshtë që mund të bëni është të përzieni miellin e grurit me qumësht, për të luftuar lëkurën me shumë yndyrë. Masën që krijohet e aplikoni në fytyrë dhe e lini të qëndrojë për rreth 15-20 minuta, derisa të thahet. Më pas mund ta shpëlani me ujë dhe vetëm me disa herë përdorim, ju mund të ndjeni ndryshimin.

Nëse fytyra juaj është e lodhur, ju mund të shtoni pak ujë trëndafili kësaj maske. Uji i trëndafilit është i njohur për vetitë e tij frekuese në lëkurë. Kjo maskë e pastron fytyrën dhe largon edhe njollat.

Gjatë verës problematika me lëkurën është edhe më e madhe, prandaj rekomandohet që të bëni një maskë duke përzierë miellin e grurit me gjizë dhe një lugë mjaltë.

Përziejini të gjitha së bashku në mënyrë që të bëhet një masë homogjene, vendoseni në fytyrë dhe qafë. Kjo maskë ndihmon veçanërisht ata që kanë probleme me aknet. Mbajeni për 20 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të ftohtë. Për rezultate më të mira mund ta bëni çdo ditë këtë maskë.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).