ARKATANA

Mic Sokoli – hero i popullit ( 1839 – 1881 )

/ 3 minuta lexim
HW

Nga Demir Krasniqi

Më 1839 ,
Lum e lum Shqipëria që pati atë Nanë ,
Që na e lindi djalin , birin e këtij trolli –
Që e pagëzuan me emrin Mic Sokoli !

Në Fang të Bujanit , në atë rreth Tropoje –
Lindi krenaria për mbarë këto troje !
Luftoi për Atdhe edhe për Liri –
Ra dëshmorë në vitin 1881 !

Luftëtar i shquar i Lidhjes së Prizrenit –
Ra Hero i Popullit – krenaria e vendit !
Mic Sokoli rrjedh nga familje patriotësh –
Për rënien e tij , nuk kishte rrjedhë lotësh !

Luftëtari trim , biri i këtij vendit –
Udhëhoqi njësi të Shkupit e Prizrenit !…
Njësi të Ferizajt edhe të Gjilanit –
Nuk kursente jetën për Liri t’ Vatanit !

Udhëhoqi njësite edhe n’ rreth t’ Gjakovës ,
N’ rrafsh të Dukagjinit dhe të mbarë Kosovës !…
Në luftë doli kundër Mehmet Ali Pashës –
T’ a heqë për gjithmonë armikun prej qafës !

Luftoi me trimëri nëpër Mal të Zi –
N’ Nokshiq , Malësi t’ Madhe , Plavë edhe Guci !…
Luftoi n’ Hot e Grudë , në Tuz të Malësisë –
E trasoi me gjak rrugën e Lirisë !…

N’ betejën e Shtimes , n’ rrafshin e Kosovës ,
N’ atë t’ Carralevës edhe të Slivovës !…
N’ afërsi të Shtimes , n’ betejën e Slivovës –
Bëri akt trimërie në nderim t’ Kosovës !

N’ Prill të vitit 1881 , trimi i kësaj ane –
Bëri akt të rrallë kundër forcave osmane !
Kundër Dervish Pashës dhe asaj ushtrie –
E bëri një akt të rrallë trimërie !…

United Hospital

Mu në grykë të topit t’ forcave t’ armikut –
Ia vuri gjoksin Mici – biri i kreshnikut !
Dhe ra heroikisht në fushën e betejës –
I tregoi armikut që s’i vënë çmim jetës !

Me këtë akt trimërie që ishte i pa parë –
I frymëzoi të gjithë trimat luftëtarë !
Që ta vazhdojnë luftën për t’ shtrenjtën Liri –
Me plot trimëri edhe krenari !

Mici , s’ kurseu jetën n’ luftërat çlirimtare –
Heroikisht ra n’ moshën 42 vjeçare !
N’ moshën ma të mirë u flijua për Liri –
Duke i lënë pas gruan dhe 2 fëmijë !

Ra n’ altar t’ Lirisë për t’ mos vdekur kurrë –
Gruaja e Mic Sokolit ngeli e pa burrë !
Një djalë dhe një vajzë, Mici i la jetim –
Por , sa të jetë jeta s’ harrohet ky trim !

Një shekull më pas , aty ku e la Mici –
Aty ku e la gjyshi , do ta vazhdojë nipi !
Ai , kishte trashëguar prej gjyshit trimërinë ,
Gjenet ushtarake edhe shkathtësinë !…

Nipi i Mic Sokolit , trim dhe luftëtarë –
Ra duke luftuar për Bashkim Kombëtarë !
Nipi i Mic Sokolit ra dëshmorë Vatani –
Me emër e mbiemër është Tahir Sinani !

Shumë ngjarje t’ Epokës së Lidhjes së Prizrenit –
U përjetësuan përmes epikës së mbarë vendit !
Por , vendin e parë e zë Mic Sokoli –
Trimi i lavdishëm , legjendë e këtij trolli !

Prijësi i Krasniqes – krahinës krenare ,
Biri i Sokol Ramës , nga Malësia e Madhe !
Heroizmi i Micit u kthye n’ legjendë –
Këngët për te jehuan me shekuj n’ çdo vend !

Gjilan , më 22.04.2018.
Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.