Eko Higjiena

MFSK: Nuk është bastisur shtëpia e Çekut

/ 2 minuta lexim

E plotesuar- Ministria e Forcës dhe Sigurisë ka mohuar të jetë bastisur shtëpia e ministrit Agim Çeku, siç kanë raportuar disa portale e media të Kosovës.
Përmes një komunikate për shtyp, zëdhënësi i MFSK-së, Ibrahim Shala, përgënjeshtron këtë lajm.

“Po e theksojmë se ky ‘lajm’ është dezinformatë e plotë sepse: 1. Shtëpia në fjalë nuk është e ministrit Agim Çeku, por e miqve të tij; 2. Shtëpia e Agim Çekut është në Çagllavicë dhe jo në Matiqan”, thuhet në kumtesë. /Telegrafi/
Shtëpia e ministrit të Forcës së Sigurisë, Agim Çeku, ka qenë cak i bastisjes nga Policia e Kosovës me datën 23 të këtij muaji, ku gjatë një operacioni të gjerë policor, u arrestuan gjithsej tetë persona të dyshuar për “kontrabandim të migrantëve” dhe “krim të organizuar”.

Burimet e Indeksonline brenda Policisë së Kosovës, kanë deklaruar se, në momentin e bastisjes, në shtëpinë e Çekut në lagjen “Matiqan” të Prishtinës, ka qëndruar një mik i tij, i dyshuar për përfshirje në krim të organizuar. Po ashtu sipas burimeve, hetimet e policisë nuk kanë të bëjnë asgjë me ministrin Çeku.

Operacioni policor i koduar me emrin “Ereniku” goditi një rrjet të gjerë të trafikantëve të migrantëve ku u konfiskuan edhe disa armë.

KKGJILAN

Sipas policisë, në këtë operacion kanë qenë të përfshitë hetuesit e krimit të organizuar nën udhëheqjen e prokurorit publik.

Hetimet përkitazi me këtë rasti, siç raporton indeksonline, kishin nisur në gusht të vitit të kaluar. Përveç shtëpisë së ministrit Çeku, cak i kontrollimit kanë qenë edhe pesë lokacione të tjera në qytete të ndryshme të Kosovës.

Tetë të arrestuarit, përfshirë edhe miku i Agim Çekut, ndodhën në qendrën e mbajtjes dhe ndaj tyre u është caktuar masa e paraburgimit.