Mobi Casa

MF-ja po e shqyrton mënyrën e kompensimit të 10% të marrë nga Trusti

/ 2 minuta lexim

Ministria e Financave është duke shqyrtuar propozimin për tërheqjen deri në 10% të kursimeve në Trustin Pensional nga qytetarët si ndihmesë në kohën e pandemisë.Por, nga ministria thonë se janë duke shqyrtuar mundësinë për kompensimin e mjeteve financiare.

Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi në një intervistë për Ekonomia Online tha se pasqyra e trustit të qytetarëve është në diferencë të madhe.

Andaj siç deklaroi ai ministria është duke shikuar mundësinë për të kompensuar për të gjithë qytetarët njësoj.

KKGJILAN

Krasniqi potencoi se një pjesë e madhe e qytetarëve kanë kursime të vogla.“Kjo çështje është si ide, qëllimi primar ka qenë që të mobilizohen më shumë fonde për të rritë kërkesën agregate dhe ofertën. Se a do të ketë kompensim jemi duke e shqyrtuar këtë çështje se si ka me qenë”.“Pasi ne duhet të jemi të kujdesshme pasi nëse shohim tabelat e trustit të qytetarëve, një pjesë e madhe ka kursime shumë të vogla. Një pjesë e madhe kishin me përfitua shumë pak”.“Në anën tjetër një pjesë tjetër kishin me përfitua shumë. Nëse këtë kompensim e bëjmë barabartë varësisht prej tërheqjes nuk është në rregull. Është duke u diskutuar për të gjetur modalitetin nga i cili ndahen të kënaqur të gjithë”, u shpreh Krasniqi.

Me tej, zëvendësministri Krasniqi bëri dallimet ndërmjet personave që thotë ai se kanë 10 mijë euro e shumica prej tyre vetëm 100 euro.Siç thotë ai kjo është në shpërputhje me paranë publike, raporton EO.“Të çështja e kompensimit mendoj se nuk duhet të kompensohet ajo që tërhiqet. Nëse dikush e ka mundësinë që 10 mijë euro me i tërheq e ma ia mundësua shteti me ia kompensuar kurse tjetri që i ka 100 euro vetëm 100 euro nuk është në rregull në kuptimin e parasë publike. Kontributet janë të të gjithëve por pjesën e kompensimit duhet të kemi kujdes”, ka thënë Krasniqi.