Mezani: Jam i lumtur që jam pjesë e historisë tek SC Gjilani
Pas fitores ndaj skuadrës, Tre Penne, trajneri Gentjan Mezani nuk ka fshehur gëzimin që është pjesë e historisë së SC Gjilani.
“Mendoj që ishte një sensacion i bukur pasi të fillosh në Evropë me një fitore dhe kualifikim nuk ka me mirë, gjithsesi ka qenë një ndeshje me shumë aventurë, pasi nisi që këtu me vizat, por dhe me pas aty me situatën që u krijua ku në dy ditë nuk e dinim se a do të luhej apo jo ndeshja. Gjithsesi më vjen shumë mirë që unë tashmë jam pjesë e historisë së Gjilanit”.
Mezani gjithashtu ka uruar dhe i ka falënderuar tifozët e klubit, “Skifterat”, për mbështetjen e tyre.
“Do të doja të falënderoja shumë të gjithë Skifterat për mbështetjen e tyre, si dhe Skifterave të diasporës të cilët udhëtuan 8 orë për të na mbështetur në San Marino”./rajonipress/


