United Hospital

Mezani: Disa lojtarë nuk e meritojnë Gjilanin

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Trajneri i Gjilanit, Gentjan Mezani, pas humbjes në derbi kundër Dritës, ka theksuar se ndjen keqardhje për këtë rezultat pasi skuadra e Gjilanit zhvilloi një ndeshje të mirë.

“Kemi luajtur një ndeshje të mirë. Në pjesën e parë jemi mbrojtur mirë. Mendoj që kemi pasur mundësi në pjesën e parë për të shënuar. Ishim më ofenzivë, krijuam edhe raste. Por ky është futbolli. Jemi futur me dëshirën për ta fituar ndeshjen. Deri te momenti i golit ishim stabil prapa. Lëndimi i Melos Bajramit na destabilizoi, mbrojtja ra te goli. Hyri një lojtar me përvojë dhe është dashur të jetë më i kujdesshëm. Skuadra ka nevojë për përforcime. Do të studiojmë mirë pozicionet ku kemi nevojë. Nuk guxojmë të gabojmë në përzgjedhjen e lojtarëve. Disa lojtarë nuk e kanë merituar të jenë pjesë e Gjilanit. Këtë ua kam thënë edhe atyre dhe e them edhe publikisht. Në futboll vlen ajo që jep e jo ajo që ke dhënë. Do të marrim lojtarë që ndihmojnë skuadrën”, ka shtuar Mezani.

Uji Dea

Skuadra e Gjilanit në javën e ardhshme do të takohet me Dukagjinin në Klinë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.