Hidromorava

Mexhit Devaja, ambasadori shpirtëror i kombit apo njeriu që ndërkombëtarizoi sportin kosovar

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Thonë besimi shtyn edhe malet, i tillë ishte edhe besimi i madh në sukseset e tija i njeriut që sot në opinion me plotë meritë njihet si ambasadori i ndërkombëtarizimit të sportit Kosovar, Mexhit Devaja.

Në vitet e 90-ta, atëherë kur dyert e arenave sportive ndërkombëtare ishin të mbyllura për sportistë kosovar, ishte mu Mexhit Devaja ai i cili arriti të gjente mënyra për të triumfuar karshi bllokadave që i bëheshin Kosovës, shtetit që pretendonte të themelohej.

Presidenti Rugova, atë kohë gjatë një pritje të rezervuar për zotin Devaja, thotë: “Atë që po mundohemi ta arrijmë në politikë, sot po e prekë Mexhit Devaja me sport”, fjalë shumë meritore që i shkonin aktivitetit meritor që po zhvillonte zoti Devaja në ndërkombëtarizimin e sportit e konkretisht hendbollit, Kryetar i së cilës federatë edhe ishte.

Sot i pensionuar, por shumë i interesuar për rrjedhat politike dhe shoqërore të Kosovës, kujton momentet kur filloi këto aktivitete, nga një zyre e vogël në Prishtinë për të arritur në majat më të larta të hierarkisë së hendbollit në botë, për të krijuar miq të mëdhenj të Kosovës ku do që shkoi.

Uji Dea

Koha, kur Mexhit Devaja po zhvillonte këto aktivitete, nuk ishte kohë e fondeve apo buxhetit të mjaftueshëm, por ishte kohë kur gjithçka që bëje duhej mbuluar nga buxheti personal, por kjo për Mexhitin aspak s`ishte brengë, ngase ai ndante edhe centin e fundit të pasurisë familjare për të arritur tek qëllim që i kishte dhënë mision vetes, ndërkombëtarizimi i sportit, konkretisht të hendbollit Kosovar. Si federatë e parë e njohur ndërkombëtarisht, sot sportistët e saj me sukses po arrijnë që ngjyrat e Kosovës t`i mbrojnë në arenën ndërkombëtare.

Për Mexhit Devajën, është shkruar dhe po shkruhet shumë, janë dhënë çmime të nivelit më të lartë të mundshëm, por sot këtë shkrim i`a dedikoj si shenjë urimi për ditëlindjen e tij të 67, duke i dëshiruar shëndet dhe suksese në jetë e tij familjare.

Zoti Mexhit Devaja, t`i sot nderohesh për veprat e tua dhe për atë që i ke dhënë Kosovës, njerëzit si t`i janë vlerë e vendit dhe kombit, e sot ju o ambasador i urtë i kombit, festoni ditëlindjen tuaj krenar!/exhevit rexhepi/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.