RCCOLA

Mevlan Gërdellaj nga Dragashi akuzohet për keqpërdorim seksual

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur aktakuzë kundër Mevlan Gërdellaj nga fshati Rrencë i Komunës së Dragashit me dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale “keqpërdorimi seksual i personave nën moshën 16 vjeçare”.

Erdhi nga Dragashi për të shitur mall ushqimor në Gjilan dhe e zuri belaja me një vajzë të mitur e cila e paraqiti rastin në polici pasiqë Gërdellaj kishte tentuar ta ngacmonte seksualisht atë raporton rajonipress.

Prokuroria Themelore në Gjilan departamenti për të mitur ka ngritur aktakuzë kundër Mevlan Gërdellaj nga fshati Rrencë i Dragashit me arsyetimin se më datën 7 maj 2013 e ka ngacmuar me dorë të miturën E.H. nga një fshat i rrethit të Gjilanit.

UBT

Sipas aktakuzës që e ka ngritur prokuroria Rabije Jakupi , Gërdellaj ka tentuar ta prek në gjoks të miturën, por ajo ka refuzuar dhe duke kërcyer nga kombi i të dyshuarit ajo lëndohet dhe nga dëshmitarët e rastit dërgohet në polici ku edhe merr ndihmën e parë dhe tregon rastin.”I dyshuari ka prekë të miturën e moshës 14 vjeçare, me qëllim seksual, dhe pa pëlqimin e saj” thuhet në aktakuzë.

Gërdellaj ka mohuar veprën dhe ndaj tij është vazhduar masa e paraburgimit nga ana e gjykatësit të procedurës paraprake Hasan Sadiku.

Në gjykimin ndaj Gërdellajt pritet të dëshmojnë personat e parë që kanë kontaktuar të miturën kur ajo është lënduar derisa ka kërcyer nga kombi i Gërdellajt./rajonipress/