ARKATANA

“Metropol” u prezantua në Talia me shfaqjen “GOF”

/ 3 minuta lexim
HW

Gjilan – Festivali i Dramës Origjinale Shqipe “Talia e Flakës”, njëra ndër katër shtyllat e manifestimit kulturor “Flaka e Janarit 2022” ka vazhduar rrugëtimin e saj me shfaqjen e natës së parafundit, ku në skenën e Teatrit të Qytetit të Gjilanit erdhi Teatri “Metropol” nga Tirana me shfaqjen “GOF” të Anton Pashkut, me dramaturgji dhe regji nga Shkëlzen Berisha.

“GOF”, e cilësuar si vepra e parë shqiptare e absurdit, e që në rrafsh formal, stilistik e tipologjik është unike, erdhi sonte për artdashësit gjilanas e më gjerë, duke e pasuruar me konvencione të reja dramaturgjikisht dhe për nga teknikat regjisoriale:

Nën këtë dritë të re dramaturgjike ngjarjet na çojnë në një kasolle malit përpjetë, ku kanë mbetur të ngujuar tre alpinistë, që ishin nisur për të shkuar në Bjeshkët e Nemuna, e që të izoluar nga orteku dhe në përpjekje për të mbushur kohën e pritjes, ata përshkojnë një rrjedhë historike të jetës së shqiptarëve ndër shekuj dhe përplasjeve të mëdha që kanë shoqëruar këtë histori, të ngjarjeve më të mëdha që shqiptarët kanë kaluar e deri më sot.
Mes durimit e mosdurimit të personazheve shfaqen copëza të shkëputura nga fjalimet e Skënderbeut, periudha e pashallëqeve, gjurmë të përpjekjeve për shtet, pjesë nga luftërat me të huajt, moskuptime mes vetes…

Hidromorava

Synimi i përgjithshëm ishte që përmes thumbit e ironisë të nxitje reflektim, jo mesazhe. Kjo shfaqje që qëndron nën ombrellën e absurdit, ka ecur në këtë rrugë të re duke u pasuruar edhe me shtresime të satirës, sarkazmës dhe edhe momente surreale e një ngjyrim të zbehtë fizik të burleskës.

Përndryshe, në shfaqjen “Gof” luajtën Amri Hasanlliu, Endrit Ahmetaj, Julian Hurdha.
Në mbrëmjen e fundit, më 28 janar, pritet të jepet shfaqja “Stiffler” nga Doruntina Basha, me regji të Kushtrim Koliqit, prodhim nga “Integra”, ku edhe do të bëhet ndarja e çmimeve të parapara dhe do të përmbyllet Festivali i sivjetmë i Dramës Shqipe, por jo edhe aktivitetet e “Flakës…”, që do të vazhdojë deri më 31 janar, me Festivalin e muzikës për fëmijë dhe muzikës popullore si dhe Orën e Madhe Letrare./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.