Fundamenti

“Meti Commerce” ambasadori i modës në Gjilan e Kosovë, hap dyert për konsumatorët me rastin e 33 vjetorit të themelimit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kompania prestigjioze e modës e njohur në të gjitha trojet shqiptare “Meti Commerce” me rastin e 33 vjetorit të themelimit, ka ofruar për të gjithë konsumatorët e saj të rregullt zbritje prej 33% nga datat 12 dhjetor deri më 18 dhjetor 2023.

E njohur si kompania më serioze në konfesionin e modës nga tekstili për meshkuj dhe femra “Meti Commerce” ka vazhduar traditën duke nderuar myshterinjtë e saj me rastin e një përvjetori të veçantë.

Bekim Ukshini pronar i këtij gjiganti thotë se “Meti Commerce” është themeluar më 18 dhjetor 1990, një kohë kur i kishim vetëm tre punëtor dhe 40 metra katrorë.
“E kemi nisur punën me vetëm tre punëtor, ndërsa tani i kemi 12 dhe të gjitha janë femra. Jam shumë krenar që për këto 33 vite kemi ndihmuar dhe përkrahur të gjithë ata që e kanë vlerësuar punën tonë. Gjithçka e kemi bërë me djersë dhe punë, pothuajse e tërë familja jemi të kyçur në këtë biznes” thotë pronari Bekim Ukshini.

Ukshini thotë se blerësit kryesisht janë nga të gjitha trojet shqiptare dhe nga diaspora.
”Kemi porosi nga të gjitha shtete sepse malli është kualitet dhe jemi firmë e specializuar për veshjet që janë në trend për meshkuj dhe femra”.

UBT

Ndryshe “Meti Commerce” është sponsor i klubit FC “Kosova” me seli në Zurich të Zvicrës.

Ajo që e bënë të veçantë 33 vjetorin e kësaj kompanie të fuqishme në sektorin e modës është dhurata që ata ofrojnë prej 33 % zbritje për të gjitha rrobat dhe të gjitha kostumet e pranishme.

Në rrjetet sociale “Meti Comerce” u ka bërë thirrje të gjithëve me moton:”Ejani ta festojmë ditëlindjen e 33-të (18.12.1990) së bashku, me zbritje deri 33%!!
Oferta vlen nga data: 12.12.2023 – 18.12.2023
Ju mirëpresim!!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.