UBT

Meta thotë se ndryshimi i kufijve Kosovë-Serbi do të hapte kutinë e Pandorës në Ballkan

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka komentuar zhvillimet në rajonin e Ballkanit, gjatë një vizite të tij në Uashington. Sipas tij, faktori shqiptar, ka qënë një katalizator jetik për hapësirën e kufijve të NATO dhe BE në rajon, ndërsa një ndryshim i mundshëm kufijsh mes Kosovës dhe Serbisë do të hapte kutinë e Pandorës.

“Propozimi më i fundit për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi është kohë e çuar dëm. Do përbënte çelësin e hapjes së Kutisë së Pandorës, në kuptimin më të keq të saj. E paimagjinueshme që dialogu Kosovë-Serbi të prodhojë një marrëveshje, e cila do ndryshonte kufijtë sipas vijave etnike”, ka thënë Meta në Qendrën e Analizave Politike Europiane (CEPA) në Universitetin “John Hopkins”, në Uashington.

Uji Dea

Fjala e plotë e Metës:

Ballkani është një “punë” ende e papërfunduar. Ndërhyrja e NATO dhe veçanërisht përfshirja e SHBA-BE, jetësore për Ballkanin. Shqiptarët janë një faktor i fortë stabilizues në rajon. Faktori shqiptar, katalizator jetik për hapësirën e kufijve të NATO dhe BE në rajon. Propozimi më i fundit për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi është kohë e çuar dëm. Do përbënte çelësin e hapjes së Kutisë së Pandorës, në kuptimin më të keq të saj.E paimagjinueshme që dialogu Kosovë-Serbi të prodhojë një marrëveshje, e cila do ndryshonte kufijtë sipas vijave etnike. Rezultati i referendumit në Maqedoni duhet të shërbejë si një sinjal zgjimi. NATO, BE dhe SHBA të vazhdojnë mbështetjen e tyre për Maqedoninë. Gazsjellësi Adriatiko-Jonian, shembull i bashkëpunimit ekonomik rajonal në fushën e energjisë. Të krijojmë “BE-në tonë të vogël” brenda vendeve tona. Një nga sfidat më të mëdha të rajonit tonë është emigracioni i paligjshëm.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.