FITORJA

Meta: Të nderojmë flamurin kombëtar dhe të qëndrojmë të bashkuar

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka thënë se në ditën e flamurit e cila i gjeti në zi dhe në betejë me pasojat e tmerrshme të një tërmeti, qytetarët duhet të angazhohen për të nderuar flamurin kombëtar, dhe të qëndrojnë të bashkuar deri në rikthimin e normalitetit të plotë të jetës për të gjithë familjet shqiptare dhe fëmijët e tyre.

Meta ka thënë se këtë ditë të bekuar e ka nisur duke vizituar familjet që kanë mbetur pa strehë në Sukth, transmeton Telegrafi.

Mobi Casa

“Të dashur bashkatdhetarë kudo ku jeni. Në këtë ditë që është më e rëndësishmja për shtetin dhe kombin tonë, por që na gjeti në zi dhe në betejë me pasojat e tmerrshme të një tërmeti të pamëshirshëm, ju ftoj të angazhohemi për të nderuar Flamurin tonë Kombëtar dhe të qëndrojmë të bashkuar deri në rikthimin e normalitetit të plotë të jetës për të gjithë familjet shqiptare dhe fëmijët e tyre. Sot e nisa këtë ditë të bekuar të kombit tonë duke vizituar familjet që kanë mbetur pa strehë në Sukth, ku takova edhe Amelian, e cila edhe pse ka dy ditë që jeton në çadër e në kushte të veshtira, sot kishte zgjedhur të vishej me ngjyrat e Flamurit Kombëtar”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.

Meta ka thënë se sa më shumë të bëhet për këta fëmijë, aq më shumë ata do ta nderojnë flamurin kombëtar dhe shtetin e tyre kur të rriten./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.