UBT

Meta shkon në Samitin e Sarajevës: Kosova është shtet i pavarur, të trajtohet me respekt

/ 2 minuta lexim
HW

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta mori pjesë në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Vendeve të Evropës Juglindore (SEECP), që po mbahet në Sarajevë të Bosnjës dhe Hercegovinës me pjesëmarrjen e krerëve të shteteve të vendeve të Evropës Juglindore.

Në fjalën e tij, drejtuar të pranishmëve, Presidenti Meta shprehu keqardhje që kryesuesja e radhës së këtij procesi, Kosova nuk është e pranishme në këtë samit, duke thënë se, “tashmë është koha e duhur që Bosnja dhe Hercegovina, e jo vetëm, të bëjnë përpara në drejtim të njohjes dhe pranimit të realitetit. Republika e Kosovës është shtet i pavarur e sovran dhe duhet të trajtohet me respekt, para së gjithash nga vetë fqinjët e saj”.

Ndërkohë dy ditë më parë, ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, tha se kërkesa e organizatorëve proserbë, që presidenti i Kosovës të mos ftohet si përfaqësues shteti është e papranueshme.

HW

Për pasojë, Tirana zyrtare tha se nuk do të marrë pjesë në Samitin e SEECP organizuar nga Bosnja e Hercegovina.

Në një postim në rrjetin social Twitter, ministri në Detyrë shkruante të dielën se trajtimi nga organizatorët ndaj Kosovës shkon kundër synimit për të krijuar një atmosferë besimi, marrëdhënie të fqinjësisë së mirë dhe stabilitet.

Sipas Cakajt nuk mund të ketë bashkëpunim pa trajtim të barabartë. /TCH/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.