UBT

Meta: Serbia të ndalojë fushatat kundër integrimit të Kosovës në nismat rajonale dhe ndërkombëtare

/ 2 minuta lexim
HW

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta i ka bërë thirrje Serbisë të ndalojë fushatat kundër integrimit të Kosovës në nismat rajonale dhe në institucionet ndërkombëtare.

Kreu i shtetit shqiptar këtë apel e ka bërë gjatë një interviste për televizionin boshnjak “O Kanal”.

Ndërsa, për taksën e Kosovës ndaj Serbisë, Meta tha se shpreson që Kosova të shqyrtojë sa më shpejt që të jetë e mundur mundësinë e përmirësimit të tregtisë dhe marrëdhënieve të përgjithshme me Bosnjën e Hercegovinën dhe me Serbinë.

Meta komentoi edhe Mini-Shengenin ballkanik, duke u shprehur se çdo platformë rajonale bashkëpunimi është e mirëpritur.

Uji Dea

“Serbia duhet të ndalojë këtë fushatë kundër integrimit të Kosovës në nismat rajonale ose institucionet ndërkombëtare. Siç është edhe për shembull anëtarësimi në Interpol. Të gjithë në rajon janë të vetëdijshëm se krimi i organizuar është një nga problemet kryesore në të gjitha vendet tona dhe anëtarësimi i Kosovës në Interpol ndihmon bashkëpunimin, jo vetëm të Kosovës me Interpolin, por për të gjithë rajonin është një kontribut për të luftuar krimin e organizuar nga ky rajon. Nuk e kuptoj pse Serbia do të merrte një pozicion të tillë, sipas meje, jo shumë të arsyeshëm dhe aspak konstruktive”, ka thënë Meta.

Ai ka komentuar edhe marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Bosnjës e Hercegovinës, duke thënë se ka vështirësi por që duhet kaluar me maturi.

“Ne e dimë që ka disa vështirësi, por ne shpresojmë dhe lutemi që këto vështirësi do të tejkalohen me maturinë e liderëve të vendit tuaj, sepse ka vetëm një rrugë për të gjithë qytetarët e Bosnjës, që të lihet pas një herë e mirë e shkuara e hidhur dhe kjo është bashkëjetesa dhe harmonia midis të gjithë atyre që jetojnë në Bosnjë-Hercegovinë, integrimi europian, dhe gjithashtu të pasurit marrëdhënie të shkëlqyera me të gjitha vendet tuaja fqinje si Serbia, Kroacia dhe Mali i Zi”, ka shtuar ai. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.