Mobi Casa

Meta në Gjermani flet për rëndësinë e finalizimit të dialogut Kosovë – Serbi

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta u prit sot nga Presidenti i Bundestagut të Gjermanisë, Wolfgang Schäuble.

Zyra e informimit e presidentit, njoftoi se me këtë rast presidenti Meta shprehu mirënjohjen e thellë për ndihmën dhe mbështetjen e gjithanshme që Gjermania i ka dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve, 30 vite bashkëpunim diplomatik dypalësh.

Meta në takim me të ka folur edhe për çështje të Ballkanit Perëndimor si dhe rëndësinë e finalizimit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, që po lehtësohet nga Bashkimi Evropian.

Eco Higjiena

“Në mënyrë të veçantë, Presidenti Meta vlerësoi rolin dhe angazhimin e Gjermanisë në drejtim të integrimit të Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian”, thuhet në njoftimin për media të zyrës së presidentit.

“…Gjatë takimit u vlerësua premtuese dhe inkurajuese marrëveshja mes qeverisë greke dhe asaj maqedonase për zgjidhjen e çështjes së emrit të Maqedonisë dhe u theksua rëndësia e përfundimit të fazës finale të dialogut Kosovë-Serbi”, thuhet më tej.

Në kumtesë thuhet po ashtu që, Meta dhe Schäuble ndanë shqetësimin për çështjet e sigurisë që kërcënojnë rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe theksuan nevojën e një bashkëpunimi më të ngushtë në këtë drejtim, si në nivel dypalësh ashtu edhe në atë rajonal e evropian. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.