RCCOLA

Meta ndërmjetësuesi ndihet optimist!

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, pas takimeve që ka pasur sot me liderët e opozitës, ka thënë se, gjatë takimeve ka diskutuar për mënyrën e gjetjes së një zgjidhjeje të krizës përmes dialogut.

Meta beson se politikanët e Kosovës i kanë të gjitha mundësitë dhe kanë vullnetin që nëpërmjet një procesi reflektues ta rivendosin një dialog.

Mobi Casa

“Vë re me kënaqësi që rrugët e dialogut mbeten të hapura dhe të pashteruara. Ka dëshirë dhe ka vullnet për të ecur drejt kapërcimit të këtij momenti delikat të funksionimit të institucioneve, me qëllim që të shënohet një progres për të gjitha ato çështje të debatuara deri tani dhe tanimë të njohura. Kështu që unë besoj se politikanët e Kosovës i kanë të gjitha mundësitë dhe kanë vullnetin që përmes një procesi reflektues të rivendosin një dialog të qëndrueshëm që do t’i shërbejë shumë Kosovës dhe të ardhmes së saj evropiane”, ka thënë Meta. /Top Channel/