Uji Dea

Meta: Do të bëj edhe më shumë për Kosovën

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Presidenti në largim i Shqipërisë, Ilir Meta, pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në konferencën e përbashkët për media tha se angazhimi i tij për Kosovën nuk do të pushojë pas përfundimit të mandatit të tij si president.

Meta, duke iu përgjigjur falënderimeve të presidentes Osmani, për gjithçka që ka bërë ai si president për Kosovën, tha se nuk pranon asnjë falënderim, sepse ka bërë detyrën kushtetuese dhe morale siç e ka këtë obligim çdo qytetar i Shqipërisë.

“Po shprehi keqardhje që nuk kam mundur të bëjë më shumë gjatë këtyre pesë viteve pasi kam pasur probleme të brendshme në vend. Por, u jap fjalën se do të bëjë me shumë pas ditës së hënë. Të falënderoj bashkëpunimin që kam pasur me ju dhe me te gjithë institucionet e Kosovës”, tha Meta, transmeton Telegrafi.

Ai tha se është i bindur që edhe presidenti i ri do ta vazhdoje këtë traditë.

“Duke ardhur dje për në Prishtinë, po mendoja ato katër javët e para te situatës në Kukës pas fillimit të ndërhyrjes së NATO-s, 24 mars 1999, ditën kur unë mbusha 30 vjeç. Kujtoj ato pamje të pabesueshme me javë të tëra të nënave, fëmijëve e të moshuarve që vinin të shpëtonin jetën e tyre. Ishin javë të tmerrshme. Më kujtohet se në Kukës kam takuar një vajzë me emrin Saranda që thoshte se i kishte humbur prindërit”, tha Meta.

Uji Dea

“Fakti se në Kosovë ka shumë emra si Saranda, Vjosa, Shkumbin Berat tregon se sa është e fortë lidhja jonë vëllazërore. Nuk ka një komb tjetër në rajon që ka përfituar më së shumti, pas rënies së murit të Berlinit”, tha ai.

“Unë dua t’iu përgëzoj për arritjet e juaja. Ju keni marrëdhënie të shkëlqyera me fqinjët. Ju dëshmuat se jeni akteri kryesor i paqes në rajon dhe ju nxis që të ecni në këtë rrugë”, tha ai.

Më tej, Meta tha se Kosova ka dëshmuar se është një shtet demokratik.

“Sa herë që ka probleme, ajo i kthehet qytetarëve. Për mua nuk ka pasur me rëndësi kush qëndron para meje në institucionet e saj, por vetë Kosova. Nuk duhet të harroj edhe kohën e tërmetit që Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë treguar profesionalizëm dhe shpejtësi për t’i ndalë në ndihmë qytetarë”, tha presidenti Meta.

Meta do ta përmbyllë mandatin e tij si president duke ia lënë vendin tashmë presidentit të ri shqiptar, Bajram Begaj./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.