Eko Higjiena

Meta: Diaspora shqiptare, urë e fortë lidhëse mes dy vendeve

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Në kuadër të sesionit të 131-të të Unionit Ndër-Parlamentar në Gjenevë, kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta u prit në një takim nga kryetari i Bashkisë së Gjenevës, Sami Kanaan.

Duke iu referuar komunitetit shqiptar në Kantonin e Gjenevës, Ilir Meta u shpreh se Gjeneva është një qytet i rëndësishëm për botën dhe në veçanti për Shqipërinë, ndërsa shprehu mirënjohjen për mbështetjen që bashkia e Gjenevës i kushton komunitetit shqiptar.

“Kjo diasporë e mirëintegruar në Zvicër, përfaqëson një urë të fortë lidhëse dhe bashkëpunimi mes dy vendeve tona, dhe si e tillë duhet ta vendosim në funksion të intensifikimit të shkëmbimeve mes dy vendeve”, tha Meta.

Fushat e trashëgimisë kulturore, energjisë dhe turizmit ishin tematika e radhës mes dy palëve, të cilët ranë dakord për forcimin e bashkëpunimit.

Për këtë Meta shprehu idenë për të ngritur një Dhomë Tregtie mes dy vendeve:

Eco Higjiena

“Shqipëria dëshiron ta forcojë këtë bashkëpunim dhe të mirëpresë më shumë investime zvicerane si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë e në gjithë rajonin e Ballkanit, kryesisht në fushat e turizmit, energjisë dhe agro-përpunimit sepse kemi shumë ç’të mësojmë nga ekspertiza dhe eksperienca juaj. Për këtë do të ishte me vlerë edhe ngritja e një Dhomë të Përbashkët Tregtie mes dy vendeve”, thuhet në njoftimin për media.

Nga ana tjetër kryetari i Bashkisë së Gjenevës, Kanaan shprehu kënaqësinë për vizitën e kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, në Gjenevë dhe theksoi se komuniteti shqiptar përbën një kontribut të vyer për jetën multikulturore zvicerane.

Albinfo.ch do të sjell një kronikë të zgjeruar për vizitën e kryetarit të Parlamentit të Shqipërisë, Ilir Meta në Gjenevë të Zvicrës.

albinfo.ch

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.