KKVITI

Mësuesja varet me litar në stallën e bagëtive

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një fshat të Tropojës të Shqipërisë, ku një mësuese i ka dhënë fund jetës duke u varur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Lekbibaj të Tropojës, ku mësuesja 43-vjeçare është gjetur e varur në stallën e bagëtive.

Policia e Tropojës bën me dije se kanë qenë familjarët, ata të cilët kanë gjetur 43-vjeçaren me inicialet P.B. të varur në litar, shkruan Shekulli.

Mobi Casa

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet që mund ta kenë shtyrë 43-vjeçaren, me profesion mësuese, që të ndërmerrte aktin e vetëflijimit. Ndërkohë nuk përjashtohet edhe pista e ndonjë vrasje të mundshme./Shekulli/