UBT

Mësuesit ‘fantazmë’ të Parteshit

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Në komunën e Parteshit janë rreth 100 persona që paguhen si mësues e asnjëherë këmba e tyre nuk ka shkelur as në oborr të shkollës. Nuk mësojnë ndonjë nxënës e as nuk figurojnë në listat e mësimdhënësve të shkollave të kësaj komune.

Megjithatë gjatë vitit 2013 kanë marrë plot 141 mijë e 710 euro nga buxheti lokal. Kështu ka gjetur Auditori i Përgjithshëm.

Uji Dea

Madje auditori ka vlerësuar se çështja e këtyre pagave ka qenë politike.

“Si pjesë e auditimit të pagave kemi vërejtur se në kuadër të komunës janë paguar rreth 100 punëtorë të arsimit të cilët posedonin kontratë pune, ndërsa angazhimi i tyre nuk ishte bërë në asnjë shkollë. Gjatë kryerjes së auditimit menaxhmenti i ri i Komunës ka identifikuar një rrezik sinjifikant në kuadër të shpenzimeve për paga dhe mëditje. Sipas informatave të marra nga drejtoresha e arsimit të Komunës rezulton se 100 paga në muaj janë dhënë për punëtorë të paangazhuar në asnjë shkollë brenda komunës”, thuhet në raport./Tribuna/.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.