United Hospital

Mësuesi im Rexhep Bunjaku

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Djali i Poliçkës, Maleve ec e ec – Mësues i muzikës, Erdhi në Tugjec !

Sa bukur këndonte ,
Mësues Rexhep Bunjaku –
Jeta seç lulëzonte ,
N’ atë malësi Gollaku !

Në zemër e kishte
Punën me ditarë !
Në Gollak , ai ishte
Violina e parë !

Për çdo orë na i mësonte
Këngët ma të reja !
Në Tugjec jehonte
Gëzimi dhe hareja !…

Për çdo festë të shtetit
Dhe ato shkollore –
Jehonte Tugjecit ,
Kënga popullore !

Uji Dea

N’ komunë t’ Kamenicës ,
U mbajt festivali –
N’ tinguj t’ violinës ,
Këndoi Demir djali !

Në atë festival ,
Ne shkuam në garë !
Juria profesionale –
M’ dha Vendin e Parë !

Na ike shumë shpejtë ,
O, mësuesi im !
Të qoftë dheu i lehtë ,
Prehu në amshim !

Herët me agimet ,
Ike prej kësaj bote !
Me ne rrojnë kujtimet
Edhe vepra jote !
Deri sa t’ jem gjallë –
Do t’ kujtojmë me mallë !
Do t’ jemi krenarë –
Që t’ patëm arsimtar !

Gjilan, më 09.04.2015. Demir Krasniqi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.