GRANDEMALL

Messi rrah Brazilin

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Lionel Messi ka mposhtur Brazilin me rezultat 4-3, me ç’rast ka heshtur të gjithë kritikët e tij. Argjentinasi i planetit tjetër ndihmoi kombëtaren e tij të shënojë fitore të madhe në miqësoren ndaj Selecaos, sfidë që u përshkrua nga spektakël i vërtetë.

Ndeshja ishte interesante që nga fillimi, përkundër karakterit si miqësore.

Romulo hapi serinë e golave (23’), duke i dhënë epërsinë Brazilit. Në vazhdim skena i takoi vetëm një njeriu, e ai është futbollisti më i mirë në botë.

Lionel Messi në minutën e 31-të me një goditje nga gjysmëdistanca barazoi rezultatin, ndërsa pas tri minutash (34’) kaloi edhe portierin për t’i dhënë epërsinë Argjentinës. .

FITORJA

Në pjesën e dytë brazilianët kthejnë gjiithçka në favor të vetin. Oscar shënoi për 2-2 (56’), para se Hulk (72’) të shënojë për 3-2 dhe epërsinë e Brazilit.

Federico Fernandez i ndihmuar nga Aguero barazoi sërish rezultatin në 3-3, ndërsa në fund qershinë mbi tortë e vuri Lionel Messi.

Argjentinasi pas një depërtimi individual lansoi një goditje nga distanca për të shtangur portierin brazilian dhe për të lënë pa fjalë gjithë botën. Po, ishte ai dhe ishte për 4-3 dhe rezultatin përfundimtar të këtij takimi.

Në fund u përjashtuan Ezequiel Lavezzi dhe Marcelo për shkak të një përleshje të shkaktuar në fushë, e cila në fakt vetëm sa kompletoi këtë sfidë spektakolare. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.