Messi i Artë
Lionel Messi do ta fitojë Topin e Artë 2015, shkruan e përditshmja sportive katalane “Sport”. Sulmuesi i Barcelonës është duke kaluar një edicion të jashtëzakonshëm.
Ai e ka inspiruar skuadrën e tij në një fitore larg nga titulli në La Ligë, dy xhiro para fundit. Messi ka qenë futbollisti kryesor edhe në rrugëtimin e Barcelonës drejt finales në Copa del Rey dhe finales në Ligën e Kampionëve.
Andaj, kjo tashmë i ka sjell atij “gjysmën” e Topit të Artë.
E pjesën tjetër ai do ta kompletojë në vazhdim të këtij edicioni kur me gjigantin katalan synon të fitojë të tria garat. Në rast të triumfit, Messi do t’i jepte fund dominimit të Cristiano Ronaldos që fitoi çmimin në dy vitet e fundit.


