ARKATANA

“Messi është jashtëtokësor, por nuk e udhëheq dot ekipin”

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

​Për Basile, Messi është jashtëtokësorë, por jo edhe lider. Ish-trajneri i Argjentinës, Alfio Basile ka vlerësuar shumë cilësitë futbollistike të Leo Messit, por vuri në dukje se ylli i Barcelonës “nuk udhëheq dot ekipin”.

Ai është kapiten i Argjentinës, ndërsa nga sezoni i ardhshëm, pas largimit të Andres Iniestas në fund të edicionit, do të mbajë gjatë gjithë kohës në krah shiritin e kapitenit edhe te Barcelona.

“Në një skuadër duhet të kesh gjithmonë një ose dy udhëheqës. Lojtarë me personalitet, nuk është e thënë që të jenë më cilësorët. Ka futbollistë që e bashkojnë skuadrën edhe pa pasur 50% të cilësisë së më të mirit. Messi është jashtëtokësor, një golashënues i jashtëzakonshëm, por nuk e udhëheq dot ekipin”, deklaroi “Coco” Basile për “Infobae TV”.

ARKATANA

Ai shtoi se si udhëheqës të Argjentinës shikon vetëm Otamendin.

“Është edhe Mascherano, por nuk e di nëse do të luajë apo jo”, tha Basile, i cili me bardhekaltërit ka fituar Kupën e Amerikës në vitet 1991 dhe 1993, ndërsa ka drejtuar këtë skuadër në Botërorin e vitit 1994. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.