UBT

Messi është gjeni, pavarësisht moshës shënoi 50 gola në vitin 2018

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Lionel Messi do të mbyllë vitin 2018 në nivelin maksimal. Kapiteni i Barcelonës i është kthyer normalitetit, pas dëmtimit në bërryl të pësuar në ndeshjen me Sevillën, e që e mbajti atë jashtë fushave për 3 javë.

Në dy ndeshjet e fundit të Barcelonës, ndaj Espanyolit dhe Levantes, argjentinasi ka qenë protagonisti absolut i katalanasve, teksa ka shënuar 5 nga 9 golat e ekipit, ndërkohë që ka edhe një ndeshje për të luajtur për këtë vit, atë me Celtën në “Camp Nou” të dielën.

ARKATANA

Në sezonin 2018-2019, Messi ka zhvilluar 19 ndeshje, duke shënuar një bilanc me 20 gola dhe 12 asiste. Këto numra e bëjnë atë shënuesin më të mirë në La Liga, me 14 gola, dhe pasuesin më të mirë me 10 asiste. Për më tepër, ai është edhe goleadori dhe pasuesi më i mirë edhe në të 5 kampionatet kryesore europiane.

Për sa u përket 12 muajve, shifrat e Messit janë vërtet të shkëlqyera. Në 48 ndeshje, ai ka 46 gola dhe 23 asiste. Nëse këtyre statistikave u shtojmë edhe ato të regjistruara me fanellën e Argjentinës, atëherë bilanci i Messit shkon në 50 gola e 26 asiste, në 53 ndeshje të zhvilluara. /TCH/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.