Messi e thyen rekordin e Ronaldos në Ligën e Kampionëve
Lionel Messi ka vendosur një rekord të ri në Ligën e Kampionëve, duke e lënë pas Cristiano Ronaldon.
Barcelona ka shënuar fitore 1:2 në udhëtim te PSV në Ligën e Kampionëve, me golat e shënuara nga Lionel Messi dhe Gerard Pique.Goli ndaj PSV për Lionel Messin ka qenë i një rëndësie të madhe, që ka vendosur rekord të ri në Ligën e Kampionëve.
I NGJAJSHËM
GOLASHËNUESIT MË TË MIRË NË HISTORI TË LIGËS SË KAMPIONËVE
Messi me golin e shënuar ndaj PSV, bëhet lojtari me më së shumti gola të shënuar në Ligën e Kampionëve me një skuadër (106 me Barcelonën).Ylli argjentinas këtë rekord e ka vendosur duke e lënë pas Cristiano Ronaldon, që kishte shënuar 105 gola me Real Madridin në këtë garë.“Jam i lumtur për rekordin e ri të vendosur me 106 gola të shënuara, por nuk brengosëm shumë për statistikat. Fitorja dhe vendi i parë janë më të rëndësishëm”, ka deklaruar Messi pas ndeshjes./Lajmi.net/


