UBT

Mësoni çfarë u ndodh mushkërive gjatë ekspozimit nga tymi i cigares

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Djegia e cigares lëshon në ajër rreth 6000 substanca të cilat përfshijnë monoksidin e karbonit, katranin, açetonin apo benzenin.

Këto kimikate kanë efekt të drejtpërdrejtë në presionin e gjakut, rrahjet e zemrës e jo vetëm. Sigurisht që mushkëritë janë të parat që na shkojnë në mendje kur bëhet fjalë për dëme.

Nëse e keni pyetur veten se çfarë ndodh vërtet kur thithim tymin e cigares, po jua zbulojmë në këtë artikull.

Përthithja e tymit të cigares shkakton ndryshime duke nisur nga rrugët e frymëmarrjes, traketë, e deri tek mushkëritë, që janë edhe ndalesa e fundit.

Disa nga këto ndryshime janë të menjëhershme dhe shkaktojnë probleme afatshkurtra. Të tilla janë e ftohura apo kolla e thatë e cila duket se e shoqëron tymin kudo që përhapet. Këto shqetësime konsiderohen të lehta pasi nëse reduktohet ekspozimi ndaj tymit, trupi arrin të rigjenerohet shumë shpejt.Nga ana tjetër, disa nga këto ndryshime zgjasin në kohë dhe janë pikërisht këto që shndërrohen në shqetësime shëndetësore. Siç e përmendëm edhe më sipër, tymi i cigares përmban katran, i cili grumbullohet në mushkëri sa herë që e përthithim.

Fundamenti

Katrani është faktori kryesor i ‘mushkërive të zeza’ pra dëmtimit të qelizave të shëndetshme.

Ky kimikat qarkullon me tymin e lëshuar në ajër dhe kthehet në një rrezik për cilindo që e përthith përmes frymëmarrjes.

Por duke qenë se mushkëritë kanë aftësinë pothuaj ‘magjike’ për t’u rigjeneruar, edhe pse nuk është asnjëherë vonë për të lënë cigaren ose të paktën të reduktoni risqet, ju ulni predispozitën e përkeqësimit të mëtejshëm.

Këtu mund të përmendim alternativat pa tym të cilat eliminojnë këto kimikate.Pajisjet me ngrohje, të clat me teknologjinë e tyre të avancuar eliminojnë procesin e djegies, në vend të saj ngrohin fijet e duhanit duke prodhuar avullin aerosol.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.