UBT

Mësojnë nga përvoja e njëri tjetrit

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Në kuadër të projektit: “Përkrahja në shkëmbimin e përvojave më të mira me zyrtarët e të njëjtit nivel”, projekt i cili mbështetet nga zyra Regjionale e OSBE-së në Gjilan , zyrtarë nga komuna e Ranillugit kanë vizituar komunën e Novobërdës.

Zyrtarët nga komunat mysafire së pari janë takuar me Kryesuesen e Kuvendit Komunal, menaxherin e personelit, zyrtarin e IT-së dhe zyrtaren për Informim Publik e cila i njoftoi të pranishmit me punën e zyrës për Informim Publik në Komunë të Novobërdës.

Zyrtarja për Informim Publik ,Merita Mehmeti në pika të shkurtra ka paraqitur punën që kryen kjo zyre. Ajo tha se kjo zyre bënë përcjelljen dhe publikimin e informatave rreth takimeve, vendimeve, rregulloreve si dhe aktiviteteve tjera të rëndësishme të Kryetarit të komunës, drejtorive si dhe shërbimeve tjera të komunës dhe Kuvendit Komunal.
“Me qëllim të ngritjes së transparencës dhe përmbushjes së objektivave për informim të qytetarëve, zyra për informim publik ka menduar që të bëjë dhe hapjen e rrjetit social Facebook, ku në të cilin publikohen të gjitha ngjarjet dhe aktivitetet e ndryshme që ndodhin në komunën e Novobërdës. Përmes këtij rrjeti social ne kemi menduar që të ju mundësojmë qytetarëve që në çdo kohë të kenë mundësinë të njoftohen me ngjarjet e reja në komunë dhe të kenë mundësinë po ashtu të komentojnë dhe të shprehin mendimet e tyre.Ne si zyre pastaj i marrim parasysh dhe i përcjellim në adresën e caktuar ku edhe kemi bashkëpunim të mirë edhe me portalet online rajonale me korrespodent të gazetave të ndryshme” tha ndër të tjera Mehmeti.

Uji Dea

Gjatë ditës zyrtarët nga komuna e Ranillugit i priti edhe Kryetari i komunës Bajrush Ymeri ku me këtë rast i njoftoi mysafirët mbi rrjedhat e përgjithshme në komunën e Novobërdës, për raportet e mira ndërmjet komuniteteve që jetojnë në Novobërdë, për shërbimet të cilat kryhen në Qendrën për Shërbim të Qytetarëve si dhe për situatën e sigurisë e cila mbretëron në këtë komunë.

Zyrtarët nga komunat e Ranillugit vizituan edhe Sallën e Kuvendit Komunal, Qendrën për Shërbim të qytetarëve si dhe zyrën për Informim Publik. Kjo vizitë është pranuar shumë mirë nga pjesëmarrësit, si mundësi që të mësojnë shumë nga njëri-tjetri, përmes shkëmbimit të përvojave më të mira./rajonipress/