ARKATANA

Mesiq: Ndryshimi i kufijve mund të çojë drejt një katastrofe dhe lufte të re

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ish-presidenti kroat, i cili njihet edhe si mik i madh i Kosovës, Stipe Mesiq, ka folur në lidhje me idenë që është shpalosur kohëve të fundit, atë të korrigjimit apo ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.
Në një intervistë për “Der Standard”, Mesiq ka thënë se një ide e tillë nuk mund të konsiderohet si e mirë, ngase siç thotë ai, një gjë e tillë mund të shkaktojë një katastrofë dhe gjithashtu një luftë të re.

“Kjo nuk është një ide e mirë, sepse arkitektura e Evropës është kompletuar me pavarësinë e Kosovës. Gjithçka tjetër mund të dërgojë drejt një katastrofe të re, një lufte të re. Luftërat në Evropë gjithmonë kanë filluar me arsyetimin se shtetet dëshironin t’i mbronin pakicat e tyre në vendet e tjera. Por, kjo ishte vetëm një arsye, ngase qëllimet e tyre ishin territoret”, ka thënë ai.

Sipas tij, një hapje e kufijve do të mund të ishte një ide më e mirë, ngase siç thotë ai, serbët dhe shqiptarët nuk do të brengoseshin se në cilin shtet jetojnë.

FIDANISHTJA

“Një francez mund të jetojë në të dy anët e kufirit falë ligjeve të njëjta dhe të barabarta. Nëse hapim kufijtë, nuk do të kishte rëndësi për një shqiptar apo serb se në cilën anë do të jetonte”, thotë ai, përcjell lajmi.net.

Mesiq po ashtu foli edhe për të ashtuquajturit kufinjë etnik mes shqiptarëve dhe serbëve, për të cilët tha se një ide e tillë është e vjetër dhe nacionaliste.

Siç thotë ai, nacionalizimi detyrimisht dërgon në fashizëm, ideologji që sipas Mesiq duhet të ndalohet në Evropë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.