Eko Higjiena

Mësimi plotësues prioritet i ministrit Murati

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Ministri kosovar i Diasporës, Valon Murati tha se mësimi plotësues në diasporë dhe nxitja e mërgimtarëve për të investuar në Kosovë, mbeten prioritete të MeD-it

Mësimi plotësues i gjuhës shqipe në diasporë dhe nxitja e bashkatdhetarëve për të investuar në Kosovë, janë dy projekte me prioritet të Ministrit së Diasporës. Kështu deklaroi ministri Valon Murati gjatë një takimi që zhvilloi me ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë në Prishtinë, Angelika Viets.

Ambasadorja gjermane u njoftua nga ministri Murati me punën e deritashme të këtij dikasteri, si dhe u shqyrtua mundësia e thellimi të bashkëpunimit ndërinstitucional në fusha të ndryshme, veçanërisht të diasporës shqiptare e cila është më e koncentruar në Gjermani.

“Nëse ne dërgojmë një mesazh të mirë që Kosova është e gatshme për të pranuar investimet, unionet tona të bizneseve në Diasporë do të luajnë një rol të rëndësishëm në krijimin e urave të bashkëpunimit me kompani të fuqishme në vendet ku ato veprojnë”, theksoi mes tjerash ministri Murati.

United Hospital

Ambasadorja Viets i prezantoi ministrit Murati përvojën e Gjermanisë në projektet për kthimin e kuadrove akademike në Gjermani, si dhe ofroi bashkëpunimin e ambasadës në përmbushjen e prioriteteve të Ministrisë.

“Një diasporë e integruar mirë do të thotë edhe një Kosovë më e mirë në të gjitha fushat. Imazhi i Republikës së Kosovës jashtë nuk është edhe më i miri, dhe kjo duhet të përmirësohet pasi që Republika Federale e Gjermanisë ka dëshirë të thellojë bashkëpunimin me Kosovën”, tha Viets.

Në fund u ra dakord që të mbahen edhe takime të tjera të rregullta ashtu që të identifikohen të gjitha fushat e mundshme të bashkëpunimit në të mirë të Kosovës dhe diasporës në Gjermani.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.