UBT

Mësimdhënësve të paraluftës po u humbet durimi

/ 1 minutë lexim
United Hospital

Rreth 7500 të pensionuar figurojnë në listat e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) që presin të marrin kontributet e paraluftës për punën në arsim. Disa prej tyre, konfirmohet nga kjo Sindikatë, se kanë ndërruar jetë duke pritur kontributet për angazhim në sektorin e arsimit gjatë periudhës 1989-1999. Kjo Sindikatë për herë të fundit i bën apel Qeverisë së Kosovës që ta procedojë në Kuvend për miratim Projektligjin për Kontributet e Mësimdhënësve të Paraluftës.

Rrahman Jasharaj, kryetar i SBASHK-ut, ka thënë për “Zërin” se nëse dhe javën e ardhshme nuk mbahet një takim ndërmjet krerëve të SBASHK-ut me kryeministrin Isa Mustafa, si dhe me ministrin e Financave, Abdullah Hoti, kjo Sindikatë do ta thërrasë grevën.

HW

“Java e ardhshme ka mbetur ose-ose”, thotë ai duke bërë të ditur se deri më tash Sindikata ka negociuar me Qeverinë që të gjenden format e pagesës së mësimdhënësve të paraluftës. “Mësimdhënësit po vdesin pa marrë kontributet e paraluftës”, thotë Jasharaj./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.