Mësimdhënësve gjilanas asnjëherë nuk u janë paguar shpenzimet e udhëtimit, shujtës dhe pagat jubilare
Gjilan – Shaban Shabani mësues në Gjilan thotë se është e habitshme dhe e pashpjegueshme pse nuk u paguhen me vite, madje edhe sot nuk u paguhen punëtorëve të arsimit në Komunën e Gjilanit shpenzimet e udhëtimit, të shujtës dhe pagat jubilare ndër vite, edhe pse dihet se kjo u takon me ligj dhe sipas Kontratës kolektive. Dihet se këto kërkesa i miratoi edhe Kuvendi i Kosovës e çfarë ndodhi shprehet ai.
Shabani thotë se punëtorët e arsimit në Gjilan janë detyruar që këtë të drejtë ta kërkojnë edhe përmes Gjykatës duke nxënë edhe avokatët për realizimin e kësaj të drejte elementare.
“Gjykata e shkallës së parë ka vendosur në dobi të punëtorëve me të drejtë, por për habi e çudi kryetari i Komunës në vend që këto mjete t`ua jep – ndanë punëtorëve ai bëri ankesë në Gjykatën Supreme, deri tek ajo e Apelit, me qëllim që të mos ua paguan këto shpenzime punëtorëve, në mënyrë shumë të padrejtë, ku bëri një shkelje të rëndë të të drejtave të punëtorëve, prandaj kjo e drejtë elementare e punëtorëve po anashkalohet me arsyetime banale, pa dhënë asnjë llogari, asnjë përgjegjësi për shkeljen e të drejtave të punëtorëve që u takon Shtrohet pyetja se ku mbetën këto mjete të ndara për këtë qëllim të pagesës së punëtorëve që presin me vite punëtorët dhe bëjnë kërkesa e tani edhe nëpër gjykata duke u ditur botërisht se këto mjete u takojnë. Vallë a duhet dikush te jep përgjegjësi për këtë shkelje të të drejtave të punëtorëve të arsimit në Komunën e Gjilanit” shprehet Shaban Shabani.
Ai thotë se kjo është një padrejtësi e madhe që u bëhet pra ndër vite punëtorëve nga Komuna e Gjilanit apo edhe e kryetarit e që duhet të realizohet menjëherë …..sepse kjo nuk ka asnjë arsyetim që të mos u ndahen këto mjete që u takojnë për këto që u cekën më lartë.
“Punëtorët kërkojnë që Komuna e Gjilanit gjegjësisht kryetari i kësaj komune të ua paguan këto shpenzime punëtorëve dhe të tërheq këto ankesa nga gjykatat e larta shumë të pa vend, me qëllim që kjo kërkesë e tyre elemente, që u takon të zvarritet me vite e në pafundësi dhe kjo është një padrejtësi serioze që ua mohojnë punëtorëve të arsimit në Gjilan dhe këta punëtorë janë të diskriminuar padrejtësisht e kjo duhet të marri fund dhe të ndahen mjetet që u takojnë punëtorëve …pa asnjë vonesë me ose këta punëtorë do kërkojnë llogari po pse edhe jo padi kundër Komunës apo personave përgjegjës për këtë që u dashtë herët me u realizua. Mjaft më me këto padrejtësi e diskriminime ndaj punëtorëve të arsimit në Gjilan, sepse kjo e drejt u takon. Nëse nuk paguhen tash sepse mjetet besojmë ishin ndarë e janë ndarë do ndërmarrim edhe masa tjera për t`i realizuar këto të drejta elektorale që u takojnë” thotë Shaban Shabani./rajonipress/