Hidromorava

Mësimdhënësit në Kosovë si Shudra në Indi

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Nga Betim Sherifi – Deri vonë popullsia e Indisë ka qenë e diferencuar në tri kasta, Vaysia, Brahmanë dhe Shudra. Sistemi i kastave kishte origjinën në ndarjen e hershme shoqërore, kështu, në qytet, sikurse edhe në fshat, komuniteti ishte i ndarë në kaste, nga më të lartat deri më të ulëtat.

Në Vaysia kanë qenë tregtarët, bujqit, zejtarët dhe ushtria. Kasta Brahmane ka qenë kasta më autoritative dhe më e privilegjuar, ku bënin pjesë, priftërinjët, poetët, shkencëtarët dhe politikanët. Në “ Shudra “ kanë qenë punëtorët e pakualifikuar. Kështu çdo njeri i përkiste një kaste të caktuar.

Edhe pse diskriminimi i kastave, tashmë nuk është i lejuar nga ligji, një person që i përket një kaste më të ulët, nuk mund të ketë të njëjtat mundësi, për të shkuar në shkollë dhe për të gjetur punë, si një person i një kaste të lartë. Kështu personat e shtresave të veçanta mund të bënin disa lloje punësh, të veshnin veshje të caktuara, të luteshin në mënyra të caktuara e në vende të veçanta.

Fëmijët e kastës më të ulët nuk mund të përziheshin me fëmijët e kastës më të privilegjuar. Gjendja më e mjerueshme vazhdon nëpër fshatra të thella, ku “të paprekshmit” kur shkojnë në shkollë, ulën në dysheme të klasës, nuk mund të furnizohen me ujë nga ujësjellësi i fshatit sepse “e ndotin“ atë, ata duhet ti heqin këpucët nëse kanë këpucë kur kalojnë afër shtëpive të kastës së lartë. Po ashtu në qytete, “ të paprekshmit” ( kasta e ulët) kanë vende të caktuar në shkollë. Edhe vet lideri shpirtëror Mahatma Gandi vritet për arsyen se iu kushtoi vëmendjen fatit” të paprekshmëve “. Aktualisht në Indi nuk ka më kasta por ende ndihen pasojat e tyre.

RCCOLA

E në Kosovë sipas projektligjit të ri mbi pagat, mësimdhënësit mund të marrin epitetin e kastës SHUDRA, ku në bazë të koeficient qëndrojnë më poshtë se të gjitha profesionet tjera. Ajo çka është me rëndësi këtu, pa marrë parasysh vlerën e koeficientit arsimtarët janë radhit në rangun e fundit, mbas punëtorëve që janë vetëm punëtorët teknik, ndihmës, kuzhinier, kopshtar.

Një mësimdhënës i shkollës fillore është radhitur mbas infermieres, që është me shkollë të mesme. Infermieria e lartë e ka koeficientin 1.95, ndërsa arsimtari në shkollën fillore e ka 1.75. Ndërsa, arsimtari në shkollën e mesme e ka koeficientin 1.9, infermieria e lartë e ka 1.95. Një nxënës i shkollës së mjekësisë, e kryen shkollën e mjekësisë, hyn në punë edhe e ka rrogën më të madhe se arsimtari i vet.

Arsimtarët i kanë radhitur në mesin e fundit sa iu përket pagave, konkretisht projektligji për paga të arsimit, e nënçmon punën e mësimdhënësit edhe ashtu ky profesion deri tani është nënçmuar në vazhdimësi nga politika e vet shoqëria ku vazhdimisht sulmohen mësimdhënësit për ngecje në cilësi e kur dihet mirë që cilësia në arsim nuk varet vetëm nga mësimdhënësit, por janë një mal faktorë që ndikojnë në përmirësimin e cilësisë në arsim./rajonipress/