Mësimdhënësit me kontrata të përhershme
Drejtoritë komunale të arsimit kanë nënshkruar me mësimdhënësit kontratën e përhershme. Kjo kontratë është nënshkruar të mërkurën nga katër komuna.
Prishtina, Gjakova, Podujeva dhe Kamenica e kanë nisur simbolikisht këtë proces, e që do të vazhdojë të nënshkruhet me të gjitha komunat, si një nga kërkesat e kontratës kolektive për arsim.
Në ceremoninë e nënshkrimit ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, e ka vlerësuar nënshkrimin e kësaj kontrate si një hap të rëndësishëm. Bajrami ka thënë se investimi në arsim pas shpalljes së pavarësisë është investimi më i mirë që mund t’i bëhet një vendi, transmeton Zeri.info


