Eko Higjiena

Mësimdhënësit fillojnë të deklarohen për grevën

/ 2 minuta lexim
HW

Një pjesë e mësimdhënësve kosovarë tashmë ka nisur të deklarohen për grevë të përgjithshme në arsim. Në qoftë se Qeveria nuk përmbush kërkesat e tyre të dala nga kontrata kolektive, greva do të nisë në pjesën e parë të shtatorit.

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka filluar në të gjitha shkollat e Kosovës të shpërndajë te mësimdhënësit formularët përmes të cilëve ata (mësimdhënësit) do të kenë mundësinë të deklarohen rreth kërkesave.

Madje, të japin mendimin e tyre për apo kundër grevës së përgjithshme në arsim. Në këta formularë, sipas kreut të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, do të jetë dhe një rubrikë e veçantë ku mësimdhënësit do të deklarohen dhe rreth mbajtjes apo jo të testit për mësimdhënës lidhur me performancën e tyre të deklaruar nga Ministria e Arsimit, se do të organizohet një test që do t’i nënshtrohen të gjithë mësimdhënësit.

UBT

Jasharaj të martën ka bërë të ditur për “Zërin” se formularët janë shpërndarë te të gjithë mësimdhënësit dhe brenda javës pritet të dorëzohen në SBASHK.

“Pas dorëzimit të formularëve të plotësuar nga secili mësimdhënës, do të mblidhet Këshilli Drejtues i SBASHK-ut dhe do të marrë vendim sipas deklarimeve në formularë”, ka thënë Jasharaj./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.