Eko Higjiena

Mësimdhënësit e paraluftës duan kompensim

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Projektligji për Statusin e Punëtorëve të Arsimit Shqip në vend gjatë viteve 90-a, i cili po përgatitet nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, ende nuk është gati për t’u dorëzuar në aprovim.

Shuma prej rreth 100 milionë eurosh, sa pritet t’i kushtojë buxhetit të Kosovës ky projektligj, për 22 mijë mësimdhënës sa llogaritet të kenë punuar para luftës në vend, po zvarrit procesin e jetësimit të tij.

Mësimdhënësve me Projektligj parashihet që përpos t’iu njihet stazhi i punës, të kompensohen edhe financiarisht.

Mobi Casa

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë se vitin e kaluar është punuar përreth dy muaj në hartimin e Projektligjit. “Në një komision të përbashkët me anëtarë të SBASHK-ut dhe me anëtarë të MASHT-it është punuar në Projektligj për njohjen e stazhit të punës mësimdhënësve të paraluftës”, ka thënë ai.

Mirëpo, Jasharaj thotë se pastaj prej Qeverisë është kërkuar të zbritet shuma e mjeteve. “Është konsideruar se ka implikime të mëdha buxhetore. Pra, iu është dukur e lartë shuma e beneficioneve”, ka thënë ai për “Zërin”.

Raportin, sipas tij, tani e ka Ministria e Arsimit dhe ai beson që deri më tash i është dërguar edhe ministrit të Arsimit, Arsim Bajrami. “Ministri duhet ta analizojë dhe si njohës i ligjit që është, por edhe që e ka për obligim, pastaj ta dërgojë në Qeveri dhe pas kësaj edhe në Parlament për aprovim”./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.