ARKATANA

Mësimdhënës në Mjekësi, po pate lidhje familjare

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Prishtinë – Miranda Sejdiu s’është e vetmja kandidate për asistente në Fakultetin e Mjekësisë që është ankuar në institucionet arsimore, në lidhje me shkeljet ligjore që janë bërë me rastin e pranimit të asistentëve, që tashmë kanë marrë vizën e Senatit të UP-së.

Ankesa të tilla, institucionit më të lartë arsimor në sektorin publik i kanë dërguar edhe kandidatët e tjerë të refuzuar, Jeta Kelmendi, Kaltrina Ahmeti-Ajeti dhe Driton Vela.Jeta Kelmendi e Miranda Sejdiu në ankesat e tyre kanë shpërfaqur problemet në Sektorin e Stomatologjisë, kurse Kaltrina Ahmeti-Ajeti e Driton Vela në Sektorin e Mjekësisë së Përgjithshme, që të dyja në kuadër të Fakultetit të Mjekësisë.

Kelmendi ka konkurruar në konkursin për pozitën asistente në Stomatologji dhe Mjekësi Preventive, Ahmeti-Ajeti në konkursin asistente e rregullt në lëndën Fiziologjia e njeriut, dhe Driton Vela, po ashtu, për asistent të rregullt në lëndën e Fiziologjisë. Të gjithë këta e akuzojnë menaxhmentin e Fakultetin të Mjekësisë të jetë i lidhur në atë mënyrë që të mos lejojë të depërtojë askush aty pa pasur lidhje të ngushtë farefisnore, apo ndonjë interes tjetër.

Jeta Kelmendi, e cila ka notë mesatare 9.40, më të madhe se kandidatët e pranuar, mendon se i ka plotësuar kushtet të jetë pjesë e rregullt e stafit akademik, porse dokumentet e saj janë avulluar, nuk janë shqyrtuar fare, ose edhe se janë keqinterpretuar. Ajo ka kërkuar rishqyrtimin me korrektësi të dokumenteve të saj.

ARKATANA

Ankuesja tjetër, Kaltrina Ahmeti-Ajeti, në ankesën e saj tregon se studimet themelore i ka kryer me notë mesatare, 9.08 dhe se është zgjedhur asistent i ri më 2007, prej kur edhe ka punuar në katedrën përkatëse.

Ankuesja e parë, që ua ka hapur rrugën të tjerëve, Miranda Sejdiu, kishte përmendur emra e mbiemra të të afërmve të stafit akademik në FM, përkatësisht në Sektorin e Stomatologjisë, që janë pranuar, për çfarë ka raportuar “Koha Ditore”. Sipas saj, ishte pranuar F.H., vëlla i dekanit të Fakultetit të Mjekësisë, Naim Haliti, me notë mesatare 8.00, V.H., vajza e Qazim Hysenit dhe u.d. të prodekanes së FM-së, Hajrije Hundozi, nota mesatare 8.78 dhe E.B., djali i profesorit të Anatomisë, Ibrahim Behluli, njëherësh senator në Senatin e UP-së, nota mesatare 8.21, derisa ishte refuzuar ajo me notën mesatare 9.24.

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Ibrahim Gashi, ka theksuar se në mbledhjen e radhës të Senatit do të shqyrtohen edhe ankesat lidhur me zgjedhjen e mësimdhënësve dhe asistentëve në konkursin e fundit të Fakultetit të Mjekësisë.(koha)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.