United Hospital

Mesiç: Serbia e ka zor ta pranojë pavarësinë e Kosovës si pasojë e problemve të brendshme

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kundërshtojë zërat që paralajmërojnë shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë dhe ajo çfarë duhet të bëhet shumë shpejt është hapja e kufijve për qytetarët e Kosovës. Kështu ka thënë ish presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiç, i cili mos hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, e ka vlerësuar si një vendim të keq të Bashkimit Evropian.

Ish i pari i shtetit kroat thotë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të rifillojë, por është pesimist se Serbia do të marrë ndonjë vendim të shpejtë për njohjen e Kosovës.

“Gjithmonë kam qenë kundër ndryshimit të kufijve, duhet të hapim kufijtë dhe të bashkëpunojmë dhe të mos ndërrojmë territoret”, thotë Mesiç.

Mesiç po ashtu i bën thirrje Bashkimit Evropian që të hapen kufijtë për qytetarët e Kosovës, që të udhëtojnë dhe të shkëmbejnë idetë e kapitalin e tyre.

UBT

“Ky dialog duhet të bëhet sepse këto janë vende fqinjë. Për shkak të çështjeve të brendshëm, Serbia do të ketë vështirësi të marrë një vendim të shpejtë për njohjen e Kosovës. Ajo se çfarë duhet të bëhet shumë shpejt, është hapja e kufijve për qytetarët e Kosovës, të udhëtojnë, t’i shkëmbejnë idetë dhe kapitalin e tyre dhe për ta bërë atë të duken si kufij evropian”, pohon Mesiç.

Ndërkaq, për vendimin e BE-së për mos hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, Mesiç thotë për KosovaPress, se ka qenë vendim i keq dhe i dëmshëm për rajonin.

“Unë mendoj se ky është një vendim i keq i BE-së, sepse vetëm Evropa e bashkuar mund të jetë një faktor serioz në botë… Në mënyrë që Evropa të jetë një faktor i tillë në botë, Evropa Juglindore duhet të hyjë sa më parë në BE”, thotë ai.

Mesiç ka qenë president i Kroacisë nga viti 2000 deri në vitin 2010, dhe ka shprehur gjithmonë mbështetjen e tij për shtetin e Kosovës./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.