ARKATANA

Mesi i verës më kritiku për alergjitë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Mesi i stinës së verës është periudha më kritike për të gjithë ata që janë alergjikë në ambrozinë, e njerëz të tillë ka gjithnjë e më shumë. Edhe pse nuk ekzistojnë të dhëna precize se sa njerëz vuajnë nga ky problem, numri i personave që vuajnë nga ambrozitë është i barabartë pothuajse me ata persona që janë alergjikë ndaj merimangave. Të gjitha llojet e polenit janë të rrezikshme, thonë ekspertët.

Për shembull, poleni i barit ka dy apo tre komponentë që shkaktojnë probleme shëndetësore, ndërsa ambrozi ka shtatë komponentë. Organizmi i njeriut ndryshe reagon ndaj alergjive. Pos reaksioneve standarde, si rrjedhja e hundës apo të kruarat në sy, ndodhin edhe reaksione alergjike në mukozën e zorrëve, të cilat nganjëherë është vërtetë vështirë t’i dallojmë.

Shumicën e personave që vuajnë nga alergjitë vuajnë në fillim nga teshtitja, të kruarat, sekretimi nga hunda, dhimbjet e kokës, lotimi i syve, kolla dhe frymëmarrja e vështirësuar. Gjatë verës, derisa temperaturat janë të larta dhe ka pak shi, përqendrimi i polenit është më i lartë. Ndotja e ajrit po ashtu nxit aktivitetin e polenit. Gjatë ftohjeve që ndodhin gjatë verës njerëzit nuk munden ta dallojnë alergjinë, e cila më shpesh shfaqet në formën e teshtitjes dhe infeksionit të syve, të kruara në hundë, rrjedhje të hundës, frymëmarrje të vështirësuar, prandaj edhe shumica e njerëzve mendojnë se janë ftohur.

Ftohjet virusale zgjatin nga tri deri në shtatë ditë, e gjithçka tjetër që zgjat më shumë nuk lidhet me virus, por me alergji.

KALENDARI I LULËZIMIT

Bari- nga gjysma e prillit deri në gjysmën e tetorit.

Gjethe dielli- nga gjysma e majit deri në gjysmën e shtatorit.

ARKATANA

Hithrat- nga muaji maj deri në gjysmë të tetorit.

Bari i Hirushes- fillimi i qershorit deri në gjysmën e tetorit.

Ambrozi- nga fundi i muajit qershor deri në fillim të nëntorit.

PARANDALIMI

Personat alergjikë në polen të dalin në mbrëmje apo pas shiut.

– Sa më herët të filloni me terapi. – Çdo ditë duhet t’i pastroni flokët.

– Ndërroni shpesh gardërobën.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.