Meshkujt që punojnë natën rrezikohen nga kanceri i prostatës

Meshkujt që punojnë në ndërrimin e natës, sipas një studimi të kryer në Kanada, tri herë kanë më shumë gjasa të preken nga kanceri i prostatës, në krahasim me ata që punojnë në ndërrimin e ditës.
Besohet se gjatë ndërrimit dhe punës natën çrregullohet prodhimi i melatoninës, hormoni i cili ndihmon në rregullimin e gjumit Kur trupi ynë është ekspozuar ditës, prodhimi i melatoninës zvogëlohet duke nxitur lëvizjen e shumë proceseve në trupin tonë, të cilën e ndihmojnë në zhvillimin e tumoreve.
Në hulumtim kishin marrë pjesë 3.137 meshkujt të cilëve u ishte diagnostikuar një lloj i kancerit. Rezultatet kanë treguar se shumica prej tyre gjatë një periudha kohore kishin punuar në ndërrimin e natës.
Pos sëmundjes së kancerit në prostatë, meshkujt të cilët punojnë në ndërrimin e natës rrezikojnë të preken nga tumori në zorrë, fshikëz dhe në mushkëri. Edhe pse hulumtimet e mëhershme kanë sugjeruar se puna natën më shumë i dëmton femrat, studimet e shkencëtarëve nga universiteti Kuebek tregojnë se edhe meshkujt janë të rrezikuar po aq sa edhe femrat . /Telegrafi/