Mesfushori i Kosovës diamant i Lazios

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Transferimi i mesfushorit të Përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha, te skuadra e Lazios ka bërë bujë të madhe në mediumet italiane.

Berisha po vlerësohet si një diamant i Lazios dhe për transferimin e tij po përgëzohet drejtori sportiv Igli Tare.

Mediumet italiane të hënën kanë raportuar se Berisha është një transferim i qëlluar dhe pritet të shpërthejë në edicionin 2018/19 të Serie A që nis në muajin tjetër.

Uji Dea

“Me dëmshpërblimin që është transferuar, Berisha është një lojtar i jashtëzakonshëm. Lazio ka mposhtur shumë skuadra për kartonin e tij, përfshirë këtu edhe ato nga Premier League. Ai është edhe një goditje e radhës nga Igli Tare dhe diamant i Lazios”, ka shkruar “Football-Italia”” të hënën.

Berisha, 25-vjeçar, te Lazio u transferua nga Red Bull Salzburgu për 7.5 milionë euro dhe ka firmosur kontratë deri në vitin 2023.

Te Lazio ai është shqiptari i tretë pas portierit Thomas Strakosha e mbrojtësit të krahut, Riza Durmishi.